Globus

Ez’heri kritikon mënyrën si u trajtua kufoma e Gadafit

Institucioni më i lartë fetar në Egjipt, Ez’heri, është prononcuar mbi mënyrën si u trajtua kufoma e ish liderit libian. Ekspozimin e kufomës së ish liderit libian, Ez’heri e konsideroii si shkelje të rëndë, pasi u la të dekompozohej për disa ditë me radhë pasi ishte ekzekutuar.

Në deklaratën e publikuar nga Ez’heri, nuk përmendet askund emri i ish liderit libian, por kjo nënkuptohet. Në deklaratë thuhej:”Si përgjigje e shumë pyetjeve që kanë ardhur lidhur me abuzimin me kufomat e të vdekurve…”

Sipas deklaratës, Ez’heri u kujton të gjithë palëve qëndrimin e palëkundur islam, i cili e ndalon, madje e konsideron krim, trajtimin jonjerëzor të kufomave, si dhe ekspozimin e tyre për ditë me radhë para se të varrosen. Islami e nderon njeriun i gjallë qoftë apo i vdekur. Ai ka vendosur edhe kode etike edhe për rastet e luftës. Prandaj, kërkohet që çdo mysliman ti respektojë këto kode dhe vlera, duke e respektuar të vdekurin./AO/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!