Esselamu alejkum!
Hoxhë i nderuar doja t’ju pyesja se a lejohet që të bëhet fekondimi artificial, gjegjësisht që shtatzënia të realizohet përmes futjes së gjilpërës në mitër të gruas?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
I nderuar, fillimisht të theksojmë se kjo çështje nuk ishte e njohur në kohën e shpalljes, pra në kohën e mëhershme, sepse atëherë njihej vetëm shtatzënia natyrale që arrihet përmes marrëdhënieve të natyrshme mes mashkullit dhe femrës. Metodat e tjera janë të më vonshme, respektivisht me zhvillimin e shkencës, dhe quhen fekondime artificiale.
Mirëpo, rreth kësaj çështjeje dijetarët islam nuk qëndruan duarkryq por dhanë sqarime. Rreth kësaj çështjeje Kolegjiumi i Fetvave në Xhedde të Arabisë Saudite në vitin 1986, pas debatit, shqyrtimit dhe analizimit të shumë studimeve rreth fekondimit artificial sollën këto vendime:
Kolegjiumi lejoi që femra e cila nuk mundë të ngelë shtatzënë përmes marrëdhënieve natyrore, por që ajo dhe bashkëshorti i saj dëshirojnë të kenë pasardhës, atëherë i lejohet fekondimi artificial, vetëm përmes këtyre tri metodave që janë:
Pra i nderuar, këto tri mundësi të fekondimit artificial sipas dijetarëve islamë, janë të lejuara por edhe lejohet përdorimi i tyre vetëm atëherë kur nuk ka alternativë tjetër të shtatzënisë natyrore, sepse islami prioritet gjithnjë i jep ruajtjes së natyrshmërisë. Nga krejt kjo nënkuptohet se në shprehje të fekondimit artificial apo shtatzënisë artificiale mund të bëhet vetëm në mes të bashkëshortëve.[1]
Në anën tjetër nuk lejohet fekondimi artificial për muslimanen nëse spermatozoidi apo vezorja janë të pa njohura, pra të bëhet fekondimi duke e marrë spermatozoidin nga bankat spermatozoide që nuk dihet për to. Ky veprim është i ndaluar haram.
Allahu e di më së miri!
___________________
Jusuf Zimeri
Tetor, 2011
www.breziiri.com
[1] Më gjerësisht shih librin: “E drejta familjare në islam”, I. Abazi, T. Bislimi, F. Ebibi dhe J. Zimeri.
Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!