Esselamu alejkum!
Së pari ju përgëzoj për punën dhe ju dëshiroj suksese të mëtutjeshme. Pyetja ime është se a lejohet t’i japësh besën një djali, respektivisht një vajzeje, para së të bëhët fejesa apo martesa?
Përgjigja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
E nderuar, besëlidhja mes dy të rinjve se do të martohen dikur nuk ka kurrfarë peshe në të drejtën Islame. Jo vetëm kjo që bëhet para fejesës, por edhe vetë fejesa nuk ka karakter obligativ të martesës, sepse edhe vetë fejesa në islam ka trajtimin e premtimit për martesë. Kushtet për martesë mund të vendosen dhe pastaj të jenë obligative vetëm në lidhjen e kontratës së martesës, kurse premtimet para këtij akti nuk kanë asnjë vlerë islame.
Allahu e di më së miri!
___________________
Jusuf Zimeri
Tetor, 2011
www.breziiri.com
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!