Nizar Kabbani
(21 Mars 1923 – 30 Prill 1998)
MË DO MUA TË VERBRËN*
Më do mua që jam e verbër?
i tha atij me habi
kur bota ka vajza të ëmbla,
seksi me plot bukuri?
Ti je vetem një i çmendur
ndryshe nuk ka se si,
apo të vjen keq për mua
dhe për sytë e mi?!
Të dua, i tha, e ëmbla ime
nga bota asgjë nuk dëshiroj
pasuri më ka dhënë Zoti
grua të t’kem, të pamundurën ta shëroj.
Do të t’pranoj o fati im
nëse dritën ma kthen mua
me ty jetën do ta ngrys
por tregomë diçka që dua.
Sytë kush do t’mi dhurojë
kur nata e zezë ta pushtojë?
Një ditë djali me një frymë erdhi
gëzohu, i tha, dhuruesi u gjet
do të shohësh ç’bëri Zoti
dhe krijoi në këtë jetë.
Do mbash besën që më dhe
Të jesh me mua më the dikur
erdhi dita e dashura ime
për të mos u ndarë kurrë.
Ditën që vajza hapi sytë
djali në këmbë, pranë saj qëndronte
e pa dhe bërtiti: “I verbër je”?
djalit që dorën ia shtrëngonte.
Qante vajza fatin e saj
shpërtheu në lot e vaj.
E dashur, i thoshte djali,
mos u dëshpëro
gruaja ime kur të jesh
me sytë e tu do të shoh.
I tha atij:
Të martohem the
me një si ty…
Sot që u zbardha
dhe u bëra me sy?
Qau djali, ndjesë kërkoi:
kush jam unë të më martosh?
Më fal – tha – ke të drejtë
por diçka të më premtosh.
Para se të më lesh
të lutem shumë o bukuri
kudo që të jesh a të shkosh
kujdesu për sytë e mi.
Përkthyen nga gjuha arabe:
Alban ÇULI & Enis BAÇOVA (2010)
*Kjo poezi është botuar në revistën “URA”, nr. 4, Pranverë-Verë, Tiranë 2010, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”. (http://orientalizmi.wordpress.com/2011/10/02/440/)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!