Edukata e fëmijës, si të arrihet kjo më së miri?

Një nga detyrat e domosdoshme që meriton t’i kushtohet rëndësi, është edukimi i fëmijës që në moshë të vogël. Qysh në vogëli duhet ta ndreqim sjelljen e fëmijës e t’i ngjallim në shpirt frymën e virtytit.

Kjo detyrë e shenjtë, më tepër se arsimtarëve, iu përket prindërve. Ai prind që i mëson fëmijës së tij fenë dhe mirësjelljen ka kryer dy shërbime: ka lumturuar fëmijën dhe i ka dhënë shoqërisë një pjesëtar të dobishëm.

E vetmja bazë e virtyteve është edukata morale. E ardhmja e fëmijës në këtë jetë varet nga edukata; njeriu me sjelljen e tij bëhet i lumtur ose fatkeq; bëhet i dobishëm ose i dëmshëm për shoqërinë.

Prindërit nuk duhet të krenohen për inteligjencën, zgjuarsinë a përparimin e fëmijëve në mësime; zgjuarsia dhe përparimi intelektual nuk sjell asnjë të mirë po s’u shoqërua me sjellje të mirë. Mësimet e gjuhët e huaja që i nxë nuk i japin nder atij fëmije që gënjen dhe ka smirë. Ai që s’ka sjellje të mirë, ai që se ka edukatën me vend nuk përfiton nga dija e kultura.
Është e ditur se fëmija lind duke qenë krejt i zhveshur nga tiparet dalluese. Trupi i tij është i njomë dhe me anën e ushqimit nis të zhvillohet dalëngadalë. Më në fund rritet dhe plotëson zhvillimin.

Kështu është edhe shpirti i fëmijës: në fillim s’ka asnjë formim, por është i pajisur me aftësi për evolucion. Prandaj, prindërit e kanë detyrë të domosdoshme për t’i edukuar fëmijët, pastruar moralin e për t’iu dhënë ushqimin intelektual e shpirtëror, që të pajisen me mjetet e duhura për sigurimin e jetesës.

Edukata e fëmijëve ka disa rrethana. Këtë e ka përmendur dhe Imam Gazaliu në veprën e tij “Ihjau-Ulumud-Din”. Një përkthim të shkurtër të fjalës së tij po e riprodhojmë këtu si themel të kësaj vepre. Ja se ç’thotë: “Fëmija është një emanet në dorë të prindërve, zemra e pastër një esancë fisnike, pa kurrë farë forme e stolie; por se e predispozuar për të marrë çdo formë që i parashtrohet, po ju tregua e po ju mësua e mira; fiton vlerë dhe admirim; kalon një jetë të lumtur. Prindërit e tij, mësuesit dhe edukatorët fitojnë lavdi dhe kënaqen me veprën e tyre.”

Përkundrazi, në qoftë se fëmija lihet pas dore e në kokë të vet, do të ndjekë gjurmët e njerëzve të ligj e do të bëhet vetë i tillë. Pasojat e këtij faji do të bien mbi prindërit, tutorët e kujdestarët e tij. Prandaj detyra e prindërve është që t’i mbrojnë fëmijët nga veset e këqija e t’iu japin një edukatë të mirë.

Rruga për tek virtyti është ruajtja e tyre nga shokët e këqinj, mos me iu dhënë prirje për luks e për jetë komode; sepse po të mos merren këto masa me kohë, fëmija do të shpenzojë tërë energjitë e veta për sigurimin e një jete në dëfrim.

Gjëja që ndihmon më tepër që fëmija të pranojë një edukatë të mirë, është të ushqyerit e tij me qumështin e një nëne a mandeshe që ka moral të mirë e që jeton në mënyrë të ndershme e ligjore; sepse qumështi i përbërë prej ushqimesh të paligjshme nuk kultivon moral të mirë. Fëmijës që thith qumësht haram i prishet natyra morale dhe i përftohen prirje për ligësi.

Prindërit me çdo mënyrë duhet të kenë kujdes për pastërtinë fizike të fëmijës së tyre; duhet ta izolojnë nga shoqëria me vese të liga e me edukatë të keqe. Porsa të dalin në pah shenjat e karakterit e të pjekurisë te fëmijët duhet të jenë nën kontroll. Më e para shenjë e karakterit të pjekurisë që vërehet tek një fëmijë, ësthë turpi. Fëmija që ka turp të kryejë një vepër të papëlqyer; fëmija që kërkon ta mbulojë një faj të turpshëm, është në kohë për pranimin e edukatës. Këtij akti duhet t’i jepet rëndësi dhe duhet të edukohet. Kjo shfaqje e fëmijë është një dhunti që agon nga të shkrepurit e dritës mendore. Kjo shenjë duhet të na mbushë me shpresë.

Vesi më i lig që vërehet së pari ndër ta është grykësia. Fëmija kërkon të hajë gjithçka e ç’të shohë. Prandaj para çdo pune duhet t’ju mësohet fëmijëvë rregulli i të ngrënit. T’ju mësojmë të thonë “ Bismil-lah” në fillim të saj, të hanë me dorën e djathtë, të mos lakmojnë shumë, të mos i përngjasin krijesave shtazore; të mos e teprojnë në të ngrënë; të kënaqen me pak; mos të zgjedhin në të ngrënë.

Mos të priren kah luksi e komoditeti; mos të mësohen me rehati që të presin prej të tjerëvë çdo shërbim. Në qoftë se ka në rrethin ku jetojmë fëmijë me të tilla vese, duhet t’i largojmë fëmijët tanë prej tyre.

Këto vese të liga iu prishin moralin fëmijëve; i bëjnë gënjeshtarë, lakmitarë, shpifarakë e grindavecë.

Qysh në moshë të njomë duhet t’ju frymëzohet fëmijëve doktrina e fesë; t’ju rrënjosen në zemër bazat e urdhërimeve e të ndalimeve; t’ju forcohet dashuria për virtyte dhe mëria për vese.

 

(Marrë nga “Zani i Naltë”, 1936)

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 1 of total 3 images.

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 2 of total 3 images.

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 3 of total 3 images.


Gjithashtu mund të lexoni

2 Komente

  1. emer i padukshem

    shume mir me e lexu femijet sepse mbeshteten tek i madhi allah dhe din me shum gjera rreth allahut dhe librit i cili eshte shoku yn me i mir dhe na jep dituri te madhe dhe te mir 

  2. ALBAN

    Allahu ju shperbleft e nderuar redaksi e portalit me te pelqyer timin islam,dhasht Zoti qe ky portal te jete i perhershem dhe asnjeher i pamposhtur,pervec kesaj qe beni nje informim te drejt,edukativ,rruani islamin nga shtremberimet e rrymave te ndryshme te instaluara ne shoqerine islame.Lus Zotin qe ky portal te ket pune te mbare te metejshme dhe mjaft te sukseshme.InshAllah Zoti Allahu xh.sh Ju shperbleft me shperblimin me te madh ne ket dynnja,dhe xhenetin ne ahiret InshAllah. Allahu eshte i plotfuqishmi i gjithdituri…….

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!