Arti iranian

Do të krijohet Kur’ani i parë në formatin e kristalizuar

Sipas zyrës së marrëdhënieve publike të Administratës për Trashëgimi Kulturore në Azerbejxhanin Lindor, Muhamed Hussein Rahnama tha se çdo pjesë e Kur’anit do të gdhendet në një pllakë kristale të vetme e cila do të vendoset në një vend të shenjtë.

Kurani i parë i kristaltë në botë do të marrë rreth dhjetë vjet për tu përfunduar, thotë një prodhues i tij.

Sipas zyrës së marrëdhënieve publike të Administratës për Trashëgimi Kulturore në Azerbejxhanin Lindor, Muhamed Hussein Rahnama tha se çdo pjesë e Kur’anit do të gdhendet në një pllakë kristale të vetme e cila do të vendoset në një vend të shenjtë.

Ai tha se po që se qeveria miraton planin atëherë ka shumë mundësi që të zvogëlohet koha e paraparë për realizimin e këtij plani.

Për të realizuar këtë kopje nevojiten 2 ton kristal, thot ai.

Rahnama vazhdoi duke thënë se arti është praktikuar në Iran për 3000 vjet. Përveç kësaj, për 5000 vjet arti u zotërua në provincën e Azerbejxhanit dhe nevojitet që të futet edhe në provincat e tjera të vendit. Rahnama më së shumti bën kristale dekorative në Tabriz, ndërsa lëndët e para për Kur’anin e kristaltë do të blihen në Turqi.

Gjithashtu mund të lexoni

2 Komente

  1. adhurim

    Nuk behet fjale per republiken e azerbejxhanit po per krahinen azerbejxhan ne iran.—kush esht tu i publiku kto info per shi’itet e mjere????ne cilin vend te shenjt po u vendoskan???QERBELA?????

  2. adil

    e per cfare vyen e gjitha kjo? pse duhet i gjithe ky shpenzim? azerbaxhani ka probleme me te drejtata e muslimaneve qe i shtyp dhe ben te tilla vepra me sa duket sa per sy e faqe per te marre popullin me te mire!

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!