Në nivel të Bashkësisë Islame të Kosovës

U mbajten garat në njohuri fetare

Vendi i parë për përfaqësuesit e Preshevës

Të dielën, më 25 shtator, në Prishtinë organizuar nga Departamenti i të Rinjve dhe Departamenti i Gruas të Kryesisë së BI, e nën kujdesin e kryeimamit të BI të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, për të parën herë u mbajtën garat për njohuri fetare në nivel të Bashkësisë Islame të Kosovës, ku morën pjesë18 ekipe me vijuesit e mësim-besimit në xhamitë nëpër këshillat vendor të Bashkësisë Islame të Kosovës. Paraprakisht, garat në nivel të këshillave janë mbajtur gjatë sezonës së pushimeve verore anë e mban Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Garat u mbajtën në amfiteatrin e medresesë së mesme “Alaudin”, ku qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, përfaqësuesit e këshillave vendor si dhe të ftuar të tjerë.

Myftiu, pasi përshëndeti e përgëzoj organizatorët tha se duhet kushtuar kujdes më i madh, e më meritor mësim-besimit nëpër xhamitë tona. Vetëm me punë e përkushtim arrihen rezultatet e dëshiruara. Myftiu, gjithashtu, tha se mësim-besimi mbetet një ndër prioritetet kryesore të BIK.

Në fund të fjalës së tij myftiu shtoi: “ nuk ka humbës ka vetëm fitues, meqë garojmë në dituri garojnë në njohuri fetare, në njohuri për edukatë, fisnikërim e njohje të Krijuesit, njohuri mbi fenë tonë.“

Qëllimi i garave është që të sensibilizoj punën e imamëve në fushën e mësim-besimit nëpër xhami.

Përfaqësuesit e xhamive garuan në ekipe të përbëra nga 5 anëtarë ku para jurisë profesionale shfaqën njohuritë e tyre nga këto fusha: Kuran, fikh, akaid, histori islame dhe interpretim të lirë nga fusha e artit, si monolog, ilahi, kaside, recitale etj.
Pas një gare të fort nga 18 ekipet garuese më të mirët dolën:

Vendin i parë zunë vijuesit e mësimbesimit të imamit Zekerija Kurtishi, nga Presheva, me 237 pikë, (nxënësit u shpërblyen më nga 50 euro).

Vendin i dytë, vijuesit e mësim-besimit të imamit Mumin Shehu, nga xhamia e Kaçanikut, me 235 pikë, (nxënësit e vendit të dytë u shpërblyen me nga 40 euro).

Vendin i tretë, vijuesit e mësimbesimit të imamit Hakif Hoti, nga Prishtina, me 233 pikë, (u shpërblyen me nga 30 euro).

Për imamin që vijuesit e mësim-besimit zunë vendin e parë, Kryesia e BIK si shpërblim ka vendos që të jetë “Haxhi nderi” këtë vit, ndërsa imamët e vendit të dytë e të tretë janë shpërblyer me mjete financiare.

Duhet thekuar se kryesia e BIK-ut ka ndarë certifikatë dhe nga 10 euro për të gjithë pjesëmarrësit në gara. Ndërsa, drejtoria e Medresesë të gjithë garuesve u ndau nga një libër me poezi të autores, Bardha Kçiku. Në të ardhmen kjo garë do të jetë tradicionale.

(BIK)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!