Esselamu alejkum!
Cila është dispozita rreth mbajtjes së maces në shtëpi, a konsiderohet ajo e papastër, gjegjësisht a mund të falemi me teshat të cilat na i ka prekur macja?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
I nderuar, mbajtja e maces në shtëpi nuk është veprim i ndaluar (haram), sepse maca konsiderohet prej kafshëve shtëpiake që janë të pastra. Lidhje me këtë Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ajo (macja) nuk është e ndytë, ajo është nga kafshët të të mbështillet nëpër këmbë .” Nga ky hadith nënkuptohet se mbajtja e macës në shtëpi është e lejuar, kurse prekja e maces nëpër rrobe as nuk e prishë abdesin as nuk ka nevojë të pastrohen ato rrobe sepse konsiderohen të pastra, andaj lirisht mund të falni namaz.
Allahu e di më së miri!
________________
Jusuf Zimeri
Shtator, 2011
www.breziiri.com
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!