Meulana Xhelaludin Rumi (Allahu e mëshiroftë), në Mesnevinë e tij, përmend një tregim të Sulltan Mahmudit. Një ditë Sulltani vendosi t’i provojë ministrat e tij dhe i urdhëroi ata që ta thërrmojnë perlën më të çmuar të thesarit të shtetit. Një nga një, secili prej 65 ministrave refuzuan, duke thënë se perla është shumë e çmueshme për t’u shkatërruar.
Mbreti atëherë e thirri oborrtarin e tij më të afërt dhe të besueshëm, Ajazin, dhe e urdhëroi atë që ta thërrmonte perlën. Pa asnjë vonesë apo hezitim, Ajazi, e thërrmoi perlën në copa. Kur ministrat shprehën mosbesim dhe u tronditën nga ky guxim, mbreti i kërkoi Ajazit që t’u tregojë atyre për arsyen e tij, për thyerjen e perlës.
Si përgjigje, Ajazi i pyeti ata ministrat: ‘Ç’është më e rëndësishme, urdhri i mbretit apo perla?’
Pyetja që ne i shtrojmë vetes është: ‘Cila është më e rëndësishme, Urdhri i Allahut tim, apo qejfet e zemrës sime?’
Qejfet e zemrës janë të ngjashme me perlat, të cilat duken shumë të bukura, por ne nuk duhet t’i përmbushim këto qejfe e t’i thyejmë Urdhëresat e Allahut.
Ajazi arriti afërsi me mbretin për shkak të besnikërisë, besueshmërisë, bindjes dhe nënshtrimit ndaj tij. Ngjashëm, ne do të arrijmë afërsi të skajshme me Mbretin e mbretërve, përmes besnikërisë dhe besueshmërisë. Vetëm se kjo është e varur në bindje të sinqertë dhe nënshtrim të plotë ndaj urdhëresave të Tij.
Burimi: Haqislam.org
Përktheu: Fatih Ibrahimi
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!