Larja e burrit me gruan në një vend dhe në të njëjtën kohë

Pyetja:

Esselamu alejkum!
A lejohet larja e burrit me gruan e tij në një vend dhe në të njëjtën kohë?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, lejohet pastrimi i bashkëshortit me bashkëshorten e vet në një vend dhe për këtë nuk ka kurrëfar pengesesh, sepse mes tyre nuk ekziston auvret. Këtë e vërteton hadithi i regjistruar te Imam Buhariu dhe Muslimi si dhe te koleksionet e tjera, me transmetim nga Aisheja r.a., e cila ka thënë : “Unë me Pejgamberin a.s. pastroheshim me një enë, në një vend dhe të dy ishim të pa pastër…” Pra, nga hadithi nënkuptohet se lejohet pastrimi i dy bashkëshorteve në një banjo, apo në një Kadë në të njëjtën kohë, e edhe fërkimi i tyre mes veti është i lejuar në bazë të hadithit të Pejgamberit a.s.
Allahu e di më së miri!

________________
Jusuf Zimeri
Shtator, 2011
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!