Ftuesi Amër Halid ka nisur fushatën kombëtare “Dija është forcë”, fushatë e cila synon të zhdukë analfabetizmin tek 120 mijë egjiptianë, që në etapën e parë në nivel republike. Kjo fushatë është pjesë e një projekti të madh, i cili synon zhdukjen e analfabetizmit tek 3 milion njerëz përgjatë vitit të ardhshëm.
Startimi i këtij projekti u bë gjatë një ceremonie të organizuar për këtë rast, në qytetin Elmenia, në Egjipt.
Në fjalën e tij, dr. Amër Halid vuri theksin në rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie të re pas revolucionit të 25 janarit. Ai shprehu besimin tek aftësitë e të rinjve egjiptianë, për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.
Ai tha se Egjipti hyn tek nëntë shtetet me analfabetizmin më të lartë në rang ndërkombëtar, gjë e cila nuk i shkon për shtat statusit të këtij vendi. Prandaj u bëri thirrje të rinjve për pjesëmarrje efektive që Egjipti të zërë vendin që i takon mes popujve të tjerë.
Vetëm në qytetin Elmenja, janë mbledhur mbi 500 vullnetarë të cilët do të kontribuojnë në zhdukjen e analfabetizmit.
Projekti “Dija është forcë” organizohet nga fondacioni “Ndwrtuesit e jetws” në bashkëpunim me UNESCO-n.
(AO)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!