Radhitja e ajeteve dhe sureve të Kur’anit Fisnik

Shkruan: Shejh Abdul-Mexhid Subh

Me Emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet janë veç për All-llahun (xh.sh.), kurse salavatet dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij (s.a.v.s.)

Kur’ani Fisnik është shpallur gradualisht, brenda një periudhe 23 vjeçare të jetës së famshme të të Dërguarit Muhammed (s.a.v.s.) I Dërguari (s.a.v.s.) i urdhëronte as-habët (shokët) e tij që ta vënë në pah dhe ta zbatojnë rendin e sureve të Kur’anit Fisnik. Uthman bin Af-fani (r.a.) tregon: “Ngandonjëherë Muham-medit (s.a.v.s.) i shpalleshin disa sure. Kur i shpallej diçka, e thërriste ndonjërin nga shkruesit e tij dhe i thoshte: Vendose këtë ose atë sure tek kjo apo ajo sure (d.m.th. para apo prapa sureve në fjalë.) Kur      i shpalleshin disa ajete, i thoshte: Vendosi këto ajete tek kjo apo ajo sure. E kur i shpallej një ajet i vetëm,     i thoshte: Vendose këtë ajet tek kjo apo ajo sure.” [Pra vetë i Dërguari (s.a.v.s.) ua caktonte vendet sureve dhe ajeteve, gjithsesi sipas vahjit-shpalljes.] (Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi si dhe Tirmidhiu.)

Është një hadith, i cili është më adekuat rreth kësaj çështjeje. Në të thuhet: “I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) i tha Uthman bin Ebil-Asit: Xhibrili (a.s.) erdhi tek unë dhe më urdhëroi që ta vendos këtë ajet në këtë vend të kësaj sureje. Ajeti thotë: All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim. (Nahl, 90.) (Transmeton Imam Ahmedi.)

I Dërguari Muhammed (s.a.v.s.) e lexonte (këndonte) Kur’anin Fisnik përpara as-habëve të tij të ndershëm tamam në këtë renditje, siç ishte i urdhëruar. Kështuqë ata e rrënjosnin atë po me këtë renditje në zemrat e tyre. Kryeengjëlli Xhibril (a.s.) e lexonte (këndonte) Kur’anin para Muham-medit (s.a.v.s.) një herë në vit, kurse brenda vitit që vdiq i Dërguari (s.a.v.s.), e këndoi dy herë.

Dijetarët islamë unanimisht janë pajtuar në atë se rregullimi i çdo ajeti në Kur’an është teukifi (kjo do të thotë kur diçka ka ardhur tek ne si shpallje nga All-llahu Fuqiplotë me urdhër direkt), pa mos lënë hapësirë për mundësi ndërhyrjeje nga njerëzit, qoftë edhe nga i Dërguari (s.a.v.s.) Ky rregullim është aplikuar në renditjen e sureve edhe në Mus’haf. Andaj, shumica e dijetarëve e konsiderojnë mekruh (të urryer) të lexuarit (kënduarit) e Kur’anir Fisnik duke filluar nga sureja e pozicionuar në fund.

Historikisht dihet se Ebu Bekr Es-Siddiku (r.a.) është i pari, i cili i përmblodhi të gjitha suret në Mus’haf (libri, i cili i ka në vete të shkruara të gjitha suret e Kur’anit.) Pastaj, Uthman bin Af-fani (r.a.) nga Mus’hafi i Ebu Bekrit (r.a.), i kopjoi disa të tjerë dhe i dërgoi në të gjitha territoret Islame. Pra, renditja dhe rregullimi i Kur’anit Fisnik është bërë gjatë jetës së të Dërguarit Muham-met (s.a.v.s.) dhe gjatë periudhës së Halifeve të drejtë, gjersa ishin gjallë mijëra as-habë, të cilët dëshmonin gjatë gjithë çështjes (asgjë nuk është raportuar, e cila na bënë me dije mospjesëmarrjen e ndonjërit nga ta rreth çështjes së Kur’anit Fisnik.)

*Autori është profesor i mirënjohur i Ez-herit

Burimi:
www. islamonline.net

Përktheu dhe përshtati:
Daim Abazi


Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!

HAPSIRE REKLAMUESE