Shkolla e mesme islame “Medreseja Isa Beu” në Shkup

Shkolla e mesme islame “Medreseja Isa Beu” është shkollë e orientuar profesionale dhe bën pjesë në rangun e shkollave të mesme. Medreseja qendrore është e locuar në fshatin Kondovë, fshat në pjesën perendimore të Shkupit.

“Medreseja Isa Beu” vazhdon traditën e medresesë së dikurshme me të njëjtin emër, e themeluar në shekullin XV, me ardhjen e osmanlive në këto troje. Ajo mban emrin e themeluesit të saj, Isa Beut, i cili ka qenë i biri i Is-hak Beut, serhatmuhafizit osembrojtësit të njohur të Shkupit. Kjomedrese në të kaluarën ka prezentuar institucionin më të lartë arsimor dhe njihej si shkollëmë me famë në Rumeli. Nga Vakëfnameja e Isa Beut kuptojmë se ai përveçMedresesë ka themeluar Bibliotekën dhe Xhaminë që mbajnë edhe sot e kësaj dite emrin e tij. Xhamia e Isa Beut është ndërtuar në vitin 1475 dhe është njëra nga xhamitë më të bukura të Shkupit.

Medreseja që nga themelimi e deri më sot ka pushuar së punuari disa herë, për shkak se godina e Medresesë është shkatërruar nga luftërat dhe fatkeqësitë e tjera. Për her të parë ka pushuar më 1689, kur gjenerali austriak Pikolomini me ushtrinë e tij e dogji Shkupin. Gërmadhat e mureve të godinës së saj, pas këtij shkatërrimi, u ruajtën deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Me tërheqjen e osmanlive nga trojet tona,Medreseja e Isa Beut,me iniciativën e prijësve fetarë dhe intelektualëve të atëhershëm më 1932 u rindërtua, kështu që në vitin 1936 u krijuan kushte për të filluar me punë të rregullt.Njëkohësisht, u reformua edhe programi i saj dhe ajo fitoi statusin e shkollës së mesme. Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo sërish pushoi një kohë të gjatë, deri në vitin 1979, kur Bashkësia Fetare Islame solli vendimin për rindërtimin e saj. Pas shumë peripecish, objekti i ri u rindërtua në fshatin Kondovë të qytetit të Shkupit dhe në vitin shkollor 1984/85 filloi procesi edukativo-arsimor.

Medreseja me ndërtesat përreth përfshin një sipërfaqe prej 7000 m2. Kompleksi iMedresesë bazë është i ndarë në: Objekti i shkollës, Konvikti dhe Restoranti. Dy godinat e fundit janë të ndara nga objekti i shkollës, por që të gjitha janë në një rrethojë. Objekti i shkollës është dykatësh. Kati i parë është i pajisurme 4 klasë, mesxhidin për faljen e pesë kohëve të namazit nëmënyrë të organizuar, kafiterinë, skriptarinë dhe 5 zyra administrative.

Kati i dytë është i pajisur me 4 klasë për mësim, sallën e profesorëve, bibliotekën me afër 5.800 tituj në shumë gjuhë, sallën e aktiviteteve, kabinetin e gjuhëve dhe të kiraetit, kabinetin e informatikës dhe të biologjisë, të mobiluar me mjete të duhura, dhe një zyrë pune për shoqatën e nxënësve të Medresesë.

Konvikti është objekt i ndarë nga shkolla dhe është trekatësh, ndërsa në vitin 2010/11 në objektin e konviktit intervenimmë serioz është bërë në ngritjen edhe të një kati, respektivisht katit të katërt, në të cilin është instaluar xhamia dhe disa mësojtore për nxënësit. Konvikti ka 50 dhoma me kapacitet për 270 nxënës. Krahas dhomave të fjetjes, ekzistojnë edhe paradhomat, ku nxënësit mbajnë rrobat e tyre personale. Gjithashtu, në kovikt është edhe strehimorja e pajisur me filtër për ajrosje dhe me dalje të veçantë, e cila brenda posedon shtretër dhe karrige, që shërbejnë për raste të jashtëzakonshme.

shoqatës joqeveritare turke “TIKA” është bërë rregullimi i konviktit të Medresesë, në kuptimin e ndërrimit të dyerve, dritareve, vitrinave, lyerjen e brendshme të objektit etj. Gjithashtu, është bërë intervenim edhe në pjesën e jashtme të shkollës, ku është intervenuar në ndërrimin e kulmit, vënien e pllakave të mermerta në korridoret e shkollës etj

Në vitin shkollor 2007/08 me ndihmën e ministrive të Kulturës dhe të Ekologjisë dhe të Komunës së Sarajit është bërë edhe rregullimi i jashtëm i Medresesë, respektivisht i parkut të Medresesë dhe i shtigjeve të saj. Në objektin e konviktit intervenim më serioz është bërë në vitin 2010/11, kur është ndërtuar edhe një kat, respektivisht kati i katërt. Po ashtu, është bërë edhe ndërrimi i inventarit të konviktit. Po ashtu, është bërë edhe intervenim në restorant, ku janë ndërruar pllakat e tërësishme të restorantit dhe tavolinat, bashkë me karriget.

Nisur nga fakti se interesimi i muslimanëve në RM për t’u shkolluar dhe edukuar në Medresenë e Isa Beut ishte mjaft i madh, kurse mundësitë dhe kapaciteti i infrastrukturës së Medresesë bazë nuk mund që t’i përballonte të gjitha kërkesat, atëherë Bashkësia Fetare Islame e RM ndërmori hapa konkretë për zgjerimin e rrjetit edukativo-arsimor të Medresesë Isa Beu edhe nëpër qytetet tjera të RM, ku ndihej nevoja permanente për hapjen e paraleleve të shtrira të Medresesë Isa Beu. Për implementimin praktik të kësaj platforme Bashkësia Fetare Islame e RM në territorin e R. Maqedonisë arriti të hapë këto paralele të shtrira:

Medreseja Qendër 1984/85. Në Medresenë Isa Beu-qendër mësimi zhvillohet vetëm me nxënësit e gjinisë mashkullore. Në vitin shkollor 2010/11 mësimin e kanë ndjekur 163 nxënës nga të gjitha trojet e Maqedonisë, të shpërndarë në katër vite, në tetë paralele. Planprogrami mësimor realizohet përmes 27 profesorëve, përfshi këtu edhe drejtorin, zv. drejtorin, sekretarin dhe bibliotekarin.Në vitin shkollor 2010/11 Medreseja nxjerr edhe gjeneratën e 24 prej 32 nxënësve.

Paralelja e vajzave në Tetovë 2004/05. Paralelja e shtrirë e vajzave në Tetovë, e cila me punë filloi në vitin shkollor 2004/05, arriti që me sukses të nxjerrë edhe gjeneratën e parë në vitin shkollor 2007/08. Kjo paralele në këtë vit, respektivisht në vitin shkollor 2010/11, ka nxjerrë edhe gjeneratën e katërt, kurse në këtë vit shkollor në këtë paralele e ndjekin mësimin 166 nxënëse të shpërndara në 4 vite në 8 paralele. Në paralelen e shtrirë të vajzave në Tetovë planprogrami mësimor realizohet përmes 24 profesorëve, duke llogaritur këtu edhe koordinatorin dhe administratorin e paraleles.

Paralelja e djemve në Shtip – 2005/06.Dukemarrë parasysh faktin se në të kaluarën pakmë të largët në Maqedoninë lindore Shtipi ishte një qendër e mirë islame, me kalimin e kohës sikur tentativat ishin që nga Maqedonia lindore të zhdukeshin gjurmët islame. Pikërisht në kohën kur dikush mendoi të zhdukte gjurmët e Islamit nga Maqedonia lindore, Bashkësia Fetare Islame me potencialin e saj kadrovik dhe profesional arriti që në Shtip të themelojë një qendër të arsimimit të mesëm islam, respektivisht të hapë Paralelen e shtrirë të Medresesë Isa Beu. Kjo paralele, e cila filloi me punë në vitin shkollor 2005/06, këtë vit shkollor, respektivisht në vitin shkollor 2010/11, ka nxjerrë gjeneratën e tretë të nxënësve me 16 nxënës. Numri i nxënësve që kanë vijuar mësimin në këtë paralele në vitin shkollor 2010/11 është 52 nxënës, të shpërndarë në katër vite dhe në katër paralele. Implementimi i planprogramit mësimor në këtë paralele bëhet përmes 13 profesorëve, duke llogaritur edhe koordinatorin dhe administratorin e paraleles.

PARALELJA E VAJZAVE NË SHKUP – 2006/07

Kjo paralele këtë vit, pra vitin shkollor 2010/11, ka nxjerrë edhe gjeneratën e dytë të nxënësve me 24 nxënëse. Në këtë paralele në vitin shkollor mësimin e kanë ndjekur gjithsej 149 nxënëse, të shpërndara në katër vite, në 6 paralele. Implementimi i planprogramit mësimor është realizuar përmes 17 profesorëve, përfshi këtu edhe koordinatorin dhe administratorin e paraleles.

PARALELJA E VAJZAVE NË GOSTIVAR – 2008/09

Në paralelen e Gostivarit tani mësimin e ndjek gjenerate e tretë, gjithsej 82 nxënëse. Procesi edukativo-arsimor në këtë paralele realizohet përmes 17 profesorëve, përfshi koordinatorin dhe administratorin e kësaj paralele.

Në Medresenë Isa Beu në Shkup, prej fillimit të punës së procesit edukativo arsimor, prej vitit 1984 e deri në vitin shkollor 2010/2011, janë regjistruar gjithsej 3583 nxënës, të rregullt dhe me korrespondencë, ndërsa kanë diplomuar 1584 nxënës. Nga numri i këtyre nxënësve një numër i konsideruar është i gjinisë femërore, që arrin në 496 nxënëse të diplomuara.

Në kuadër të Medresesë Isa Beu, në të gjitha paralelet e saj, funksionon edhe aktivi-Shoqata e nxënësve të Medresesë. Nga aktivitetet më të bujshme dhe më kapitale të Shoqatës së nxënësve është fjala e shkruar e tyre, e cila paraqitet në opinion përmes revistës së nxënësve e cila quhet “Ikre”. Kjo revistë botohet 2 herë në vit, kurse udhëhiqet kryesisht nga nxënësit, ku paraqesin aftësitë e tyre përmes fjalës së shkruar.

Shoqata e nxënësve, duke shënuar data të rëndësishme gjatë vitit shkollor, qoftë nga karakteri fetar apo kombëtar, organizon edhe aktivitete të tjera si: tryeza, tribuna, kuize të diturisë, takime letrare, turne sporti etj.

Gjatë shkollimit katërvjeçar nxënësit e Medresesë Isa Beu mësojnë gjithsej 29 lëndë.

Që nga fillimi, në Medrese punojnë mësimdhënës me përgatitje përkatëse profesionale. Sot planprogramin mësimor e realizojnë 98 profesorë në marrëdhënie të rregullt pune.

Edhe përkundër ndërprerjes së punës, gjatë historisë së saj Medreseja Isa Beu ka luajtur një rol të rëndësishëmnë ngritjen e nivelit edukativo-arsimor e fetar të muslimanëve në këto troje, duke dhënë kontribut të çmueshëm për përgatitjen e kuadrove të ndryshme, të cilët profesionalisht angazhohen në prezentimin dhe kultivimin e këtyre vlerave.

(Burimi : Hena e Re, Qershor 2011 • Jumada II – Rajab 1432, nr. 240)

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 1 of total 2 images.

View full image « Previous Photo Next Photo »

You are viewing image number 2 of total 2 images.


Gjithashtu mund të lexoni

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!