Esselamu alejkum,
A është e saktë ajo që thuhet se i vdekuri ka mundësi të dëgjoj atë që ndodh në këtë botë, pavarësisht fatit të tij të mirë apo të keq në varr?
Përgjigjja:
Po e nderuar, është e vërtetë se i vdekuri në varr dëgjon thirrjen dhe lutjet apo selamet tona, e këtë e vërteton edhe rasti kur Pejgamberi s.a. pasi bëri varrimin, gjegjësisht gropimin e mushrikëve në Bedr, i thirri një nga një me emër e mbiemër duke u thënë: “O filan, biri filanit, a e gjetët atë që ju premtoi Zoti juaj, sepse unë e gjeta atë që ma premtoi Zoti im.” Të pranishmit i thanë: “O i Dërguari i Allahut, a po u flet të vdekurve, pasi që kanë vdekur? Pejgamberi a.s. tha: Po ata dëgjojnë por nuk mund të përgjigjen.” Ka edhe argumente të tjera që vërtetojnë këtë fakt, por mendoj se kjo mjafton për një përgjigje të shkurtër.
Allahu e di më së miri!
________________
Jusuf Zimeri
Shtator, 2011
www.breziiri.com
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!