Zeqati i prodhimeve të bimëve quhet ushr. Ushrin duhet ta japin edhe i pasuri edhe i varfëri. Por pasuria (prodhimi) për tregti ose bagëtitë për tregti nuk futen në të njëjtën kategori. Për zeqatin më parë llogaritet borxhi që ka personi pastaj mbi pasurinë që i ngel bëhet llogaritja e zeqatit. Nëse e arrinë pasurinë e caktuar të zeqatit atëherë jep zeqat.
Ebu Hanife r.h thotë: “Nga prodhimet që dalin nga toka për çdo mysliman është detyrë të japin një të dhjetën e atij prodhimi ose vlerën e sajë, ky mysliman qoftë i pasur apo i varfër nuk ka rëndësi.”
Ushrin mund ta marr dhe i varfëri që ka dhënë ushrin, por i pasuri nuk mund ta marrin ushrin.
Ushri nuk ka nisab (sasi) kufizuese për tu obliguar me dhënien e tij. Ushri jepet një e dhjeta e prodhimit, ndërsa për ata që ujisin bimët me pagesë jepet një e njëzeta. Pra nuk llogaritet asnjë shpenzim tjetër në bimë përveç ujitjes. Obligimi i ushrit është bërë nga ajeti 141 i sures En’am ku thotë:
“Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.”
Pejgamberi a.s thotë: “Për prodhimin që ujitet me shi jepet ushri i plotë ndërsa për ata që e ujisin me pagesë jepet gjysëm ushri.” (Nasbu’rr-Rraje)
Prodhimi që bëhet qoftë duke e punuar e qoftë në kodër pa e punuar nëse e konsumon atë pa dhënë ushrin e tij tek një mysliman i varfër bëhet i tëri haram. Nëse e llogarit atë që ka ngrënë dhe pasi e nxjerrë gjithë prodhimin jep ushrin dhe për atë që ka ngrënë atëherë bëhet hallall i gjithë prodhimi. Nëse një person nuk jep ushrin e dhjetë kilogramëve të grurit që ka, nuk bëhet haram vetëm ajo kile që duhet të jepet, por bëhet e gjitha haram. (Abdurrahman Imadi)
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!