Fragmente nga historia

Ja pse u destabilizua shteti islam në kohën e Hazreti Aliut*

Njëherë një njeri iu afrua halifit të katërt islam, Hazreti Aliut r.a. dhe e provokoi me pyetjen që i parashtroi. Ai i tha: “O Ali, ç’është puna jote, derisa Ebu Bekri r.a. udhëhoqi shtetin, shteti ishte stabil, pastaj ngjashëm ishte edhe në kohën e Omerit r.a., e më i qetë ishte edhe në kohën e Othmanit r.a., e kur erdhët ju u çrregullua stabiliteti i shtetit?”

Aliu r.a. i qetë dhe i mprehtë, si çdo herë, iu përgjigj:

“Ja ku është sekreti: Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani  (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta) kishin punë me njerëz siç jam unë, andaj shteti ishte i qetë, kurse unë kam punë me njerëz sikur ti, andaj shteti është ashtu siç është.”

*(Njerëzit në kohën e Hazreti Aliut r.a., kishin filluar të përzihen dhe hipokritët ishin shtuar shumë).

 

(Breziiri)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!