Palestinë

Kolonët izraelitë djegin xhamitë

Kolonët izraelitë kanë djegur një xhami në fshatin palestinezë Kusra, pasi që paraprakisht policia kishte shkatërruar dy ndërtime në një lagje izraelite pa leje brenda territorit të okupuar.

Kryeministri palestinez, Salam Fayad, deklaroi se bëhet fjalë për terrorizëm, duke theksuar se ky s’është sulmi i parë ndaj xhamive në Bregun Perëndimor. Zëdhënësi i policisë izraelite deklaroi se policia dhe ushtria po e hetojnë dëmin. E tëra ndodhi pas vendimit të gjyqit për rrënimin e ndërtesave në lagjen Migron, kur kolonët kërcënuan se palestinezët do të bartin pasojat e vendimit.

Në aktvendimin e Gjykatës Supreme e Izraelit, të muajit të kaluar, thuhet se lagjja Migron duhet evakuuar deri në mars 2012.Ndryshe, Migron është një prej 100 lagjeve që kolonët i ndërtuan pa leje të institucioneve.

Sipas të drejtës ndërkombëtare lagjet izraelite konsiderohen jolegjitime, megjithëse Izraeli e konteston këtë. Në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor jetojnë rreth 500,000 kolonë izraelitë, në mesin e 2.5 milionë palestinezëve.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!