Ibrahim Et’hemi, një ditë, tek po ecte, në rrugë pa një gurë , në të cilin ishte shkruar: „Ktheje dhe lexo“. Kur e ktheu, lexoi këtë citat:
„Në qoftë se nuk vepron sipas atyre që ke mësuar, atëherë pse dëshiron t’i mësosh ato gjëra që nuk i di“.
Ibrahim Et’hemin këto fjalë e prekën shumë.
Me këtë rast i nxori këto fjalë, që për ne sot do të ishin shumë domethënëse dhe të dobishme. Ai tha: „O Zot, ai që të njohu, nuk të njohu siç duhet, po ku mbet puna e atij që nuk të njohu fare.“
Ai pas këtyre fjalëve qau, e qau… e zemra iu mbush me përkujtim ndaj së Vërtetës.
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!