Vendimi i një pune jepet sipas qellimit të asaj pune

Vendimi i një pune jepet sipas qellimit të asaj pune.

Ky vendim është marrur në bazë të hadithit: “ Punët vlerësohen sipas qellimit.”[1]

Fjala qellim që kalon në këtë vendim kat ë bëjë me fjalën, qellimin dhe veprën që bën personi.

Psh: Dikush shkon për gjueti, vendos një kurth për të zënë gjahun dhe nëse në këtë kurth bie një gjah atëherë ky gjah i takon personit që eka vendosur atë. Sepse kurthi për atë qellim është vendosur. Nëse dikush vendos kurthin në një vend për ta tharë ose pastruar e gjatë asaj kohe bie një gjah në të ai gjah nuk është i tij sepse ai nuk e ka vendosur për të gjuajtur. Ai e ka vendosur për ta pastruar apo tharë atë.[2]

Siç dihet në Arabisht foljet në kohën e tashme të gjërë (mudari) si “marr, shes etj…”  për arsye se kanë kuptimin e kohës së tashme, kohës së gjërë dhe kohës së ardhme në marrëveshjet që bëhen nga dy palët njëra palë e ka kusht që të përdori foljen e kohës së kaluar (madi). Nëse këtë gjë e përdorim në gjuhën Shqipe atëherë na mjafton të përdorim fjalët “ e mora dhe e shita” në aktmarrëveshjet dy palëshe.

Nëse qellimi që ka një person për çështjet e divorcit, dhurimit të vakëfit apo të qeradhënies nuk kalon në veprim atëherë nuk lind ndonjë procedurë gjykimi. Pra nuk ka ndonjë vendim për këtë qellim që ka personi dhe nuk e ka vepruar. Pra nëse një person blen diçka për ta dhuruar (vakëf) dhe nuk e dhuron atë ose nuk thotë që këtë e kam dhuruar ajo gjë nuk mund të quhet dhuratë (vakëf).

Pejgamberi a.s thotë:

“ Allahu xh.sh ia ka falur popullit tim ato gjëra që i mendojnë por nuk i veprojnë.”[3]

Për këtë arsye vrasja që bëhet pa qellim nuk ka dënim me vdekje. Gabimi që është bërë paguhet me anë të dëmshpërblimit nga gabimtari. Sepse në këtë moment qellimi i tij është i rëndësishëm dhe meret parasyshë. Kështu nëse një person bie gabimisht mbi malin e një tjetri dhe ia prish atë, ky përson duhet ta paguaj atë mall që ka dëmtuar për arsye së në të drejtën e robit (hakun e tjetrit) nuk meret parasyshë qellimi.

Nëse dikush merr mallin e një tjetri pa lejen e tij me shaka, këtij person i jepet vendimi i dhunimit të mallit dhe nuk i meret parasysh qellimi.[4]

Nëse dikush merr mallin e dëmtuar të  një tjetri për ta mbrojtur atë që të mos dëmtohet më tepër,  pastaj tia dorëzojë pronarit dhe dëmtohet më tepër ky person nuk detyrohet ta paguaj dëmin e bërë. Nëse e merr me qellim që ta zotojë atë atëherë ky person duhet ta paguaj atë.[5]

Nga një herë vendimi bëhet në bazë të veprave pa marrur parasysh qellimin që ka personi.
Psh: Nëse një person i thotë një tjetri “ ta shita këtë mall me kaq lekë” dhe tjetri i thotë “ ta bleva malin me kaq lekë” atëherë nuk meret parasyhsë nëse shitësi thotë pas kësaj marrëveshje se nuk e kam patur për qellim ta shes malin. Gjithashtu qellimi nuk meret parasyshë në rastet e vjelljes, pranimit (pranimi i një punë që ta lë dikush për sipër), përfaqësimit (lënja e dikujt përfaqësues për të kryer një punë në emrin tënd), amanetit (lënjes së diiçkaje amanet), borxhit (dhënjes së borxhit), shpifjes për zina (njollosja e dikujt me veprimin e zinasë pa bërë personi).[6]

Siç vlerësohen punët e lësaj bote sipas qellimit të personit që e ka vepruar atë ashtu vlerësohen edhe punët e fesë, pra qellimi është i rëndësishëm për të dy punët.

Psh: Martesa është synet por nëse bëhet për të dëmtuar dikë atëherë kjo mërtesë bëhet haram.[7]

Një mysliman nëse e shet rrushin që ka prodhuar me qellim për ta bërë verë është haram por nëse e shet thjesht me qellim tregëtie për ta ngrënë atëherë nuk është haram. Nëse dikush i përulet të parit të shtetit me qellim për ta adhuruar ky person ka dalur nga feja por nëse i përulet me qellim përta rrespektuar atëherë ky person nuk del nga feja por bëhet mëkatar.[8]


[1] Buhari, Bed’ul Vahj 1; Muslim, Imare 155; Ebu Davud, Talak 11. Tirmidhi, Fedailu’l Xhihad 16; Nesai, Tahare 59; Ibni Maxhe, Zuhd 26.

[2] Haxhi Reshit Pasha, Ruhul’l-Mexhel-leh, Stamboll 1326, I, 70.

[3] Buhari, Itik 6, Talak 11; Muslim, Iman 201-202; Ebu Davud, Talak 15.

[4] Bilmen, Kamus, I, 255.

[5] Ahmed Zerka, Sherhu’-Kavaidi’l-Fikhij-je, Damask 1996, fq, 49.

[6] Ali Hajdar, Durer, I, 30,31.

[7] Abdulkerim Zejdan, El-Med’hal li Diraseti’sh-Sheriati’l-Islamije, Bejrut 1995, fq. 77.

[8] Sulejman Kirkagaxhi, Sherhu hatimei KAvaidu’l-Usul ve’l-Furu’, fq, 4.

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!