Sa herë që hynte koha për t’u falur, profeti s.a.v.s. i thoshte Bilalit: “Na i qetëso zemrat o Bilal!”
Qetësia dhe rehatllëku vërtetë për Profetin s.a.v.s. ishte në namaz. Ndërkohë që ka njerëz të cilët e kërkojnë qetësinë dhe rehatllëkun në gjithçka tjetër përveç namazit.
Tregon Aisheja r.a, se profeti s.a.v.s. i thoshte herë pas here: “Më lër t’i falem për pak Zotit tim.”
Kur binte profeti s.a.v.s. në ruku thoshte: “Ndaj teje është përkushtuar dëgjimi im, shikimi im, truri im, eshtrat dhe nervat e mia.”
Tregojnë shokët e profetit s.a.v.s., se kur i dërguari i Allahut s.a.v.s. falej, dëgjonin nga ai një zë, si zëri i ujit kur valon, ngaqë qante me zë të ulët.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
All-llahu xh.sh. ju shpërbleftë dhe ju nderoftë stafi i Brezit të Ri. Vërtet temë që ia vlenë maksimalisht. Zoti na ndihmoftë që ta arrijmë sa më shumë bukurinë dhe kënaqësinë e namazit, dhe sa më shumë të mishërohemi me namazin, në mënyrë që ta arrijmë kënaqësinë e Krijuesit tonë Fuqiplotë, Inshall-llah!