Myftiu Tërnava priti zëvendëskryeministrin turk Bulent Arniq

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, priti sot zëvendëskryeministrin e Turqisë, Bulent Arniq, i cili po qëndron në Kosovë në shënimin e përvjetorit të 622 të vdekjes së Sulltan Muratit.
Në bisedë me zëvendëskryeministrin turk, Myftiu Tërnava ka kërkuar mbështetjen e qeverisë turke për Kosovën, përse zëvendëskryeministri turk, Bulent Arniq tha se Turqia do jetë përkrahëse dhe mbështetëse e Kosovës në forumet ndërkombëtare. Myftiu Tërnava e njohur zëvendëskryeministrin turk edhe me historikun, pozitën dhe sfidat e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen e monumenteve të trashëgimisë materiale islame që janë ndërtuar në Kosovë gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Myftiu falënderoj për punën që ka bërë agjencia për zhvillim TIKA në restaurimin e objekteve monumente, ndërsa zëvendëskryeministri turk premtoi se në të ardhmen TIKA do të restauroi edhe monumente tjera që kanë nevojë.

(BIK)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!