Natë, heshtje…
Dritat aty-këtu
fillojnë të ndizen…
Njerëzit nisin të lëvizin;
Dëgjohen cikërrimat e lugëve.
Ustai daulles i bie,
zëri i saj kumbon në horizont…
Trupin fillojnë të dridhurat
Të ma përshkojnë.
Mëshira e Zotit lëshohet,
Oh fjalët s’e përshkruajnë dot
kënaqësinë e ngritjes në syfyr…
Shkruan: Ahmed Ramadani
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!