Abdullah ibn Mes’udi, shoku i pandarë i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s

Abdullah ibn Mes’ud  ishte prej fisit te  Banu Huzail dhe ishte gjithashtu aleat i betuar i Banu Zahra.

Kur ishte akoma i ri, bridhte shtigjeve malore te Mekës  larg prej njerëzve, duke u kujdesur për kopetë e një kryetari  te kurejshëve, Ukbah Ibn Muayt. Njerëzit e thërrisnin atë ‘Ibn Umm Abd’, (biri i nenës se një skllavi). Emri i tij i vërtetë ishte Abdullah dhe emri i te atit ishte Mes’ud.

Ai e kishte dëgjuar lajmin për profetin  i cili ishte shfaqur ndërmjet njerëzve te tij, por nuk i kishte kushtuar vëmendje  qofte për arsye te moshës  apo edhe për arsye te faktit qe ai zakonisht ishte larg prej  shoqërisë mekase. E kishte për zakon te largohet me kopenë e Ukbas herët ne mëngjes dhe te mos kthehej deri  vone  kur binte nata.

Një dite ndërsa po kujdesesh për kopenë, Abdullahu vuri re dy burra në moshë të mesme dhe me qëndrim dinjitoz, te cilët po vinin drejt tij nga një distancë. Ato e arritën atë, e përshëndeten dhe i thane:

-Djalosh, na mjel  njërën  prej këtyre deleve për ne ,ne mënyrë qe te shuajmë etjen dhe te rifitojmë fuqinë.

-Nuk mundem- i përgjigjet  Abdullahu. Delet nuk janë te mijat. Unë jam përgjegjës vetëm për kujdesen e tyre.

Dy burrat pavarësisht etjes se tyre, nuk debatuan por përkundrazi ato ishin jashtëzakonisht te gëzuar për përgjigjen e ndershme qe u dha djaloshi. Dy burrat ishin profeti Muhamed  dhe shoku I tij, Ebu Bekri. Atë dite ato kishin shkuar ne drejtim te maleve  te Mekës për t’iu larguar persekutimit te dhunshëm  te kurejshëve.

Pranimi i Islamit

Kur Abdullah Ibn Mes’udi  pranoi Islamin, i ofroi profetit  të ishte nen shërbimin e tij. Profeti  pranoi, dhe qe nga ajo dite ,fatlumi  Abdullah ibn Mes’ud braktisi kujdesen ndaj kopesë se dhenve ,ne këmbim  te kujdesit për nevojat e profetit. Ai ishte i gjashti ne radhën e njerëzve te cilët pranuan Islamin. Abdullah Ibn Mes’ud qëndroi shume i lidhur me profetin. Ai kujdesej për nevojat  e tij  si  brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Ai do ta shoqëronte atë gjate udhëtimeve dhe ekspeditave. Ai e zgjonte kur profeti flinte. Ai do ti mbante gjerat e ndryshme profetit  si dhe miswakun (fshirësen e dhëmbëve) si dhe do te kujdesej për shume gjera te tij personale. Këto ishin arsyet qe sahabët do ta quanin atë Saheb-e-Siwak(bartës te miswakut), Saheb-e-Nalaen(bartës te pantoflave),

Saheb-e-Mutahara (bartësi i ujit) dhe gjithashtu  Saheb-e-Wisadah (bartës i jastëkut).

 

Vlerësimi i Profetit

Abdullah Ibn Mes’ud mori një trajtim te unik ne familjen e Profetit. Ai ishte nen mbikëqyrjen e Profetit, ai adoptoi sjelljet e tij dhe ndoqi çdo tipar te profetit sa qe thuheshte për te: Ai ishte me i afërti me Profetin  për nga karakteri. Disa here ai edhe ngatërroheshe si një prej pjesëtarëve  te familjes se bekuar te Profetit. Abu Musa Ashari tregon:

-Kur ne erdhëm nga Jemeni,menduam për disa kohe  qe Abdullah ishte pjesëtar i familjes se bekuar te Profetit.

Gjithashtu Profeti një here i tha Abdullahut:

-O Abdullah nuk ke nevoje për lejen time për te hyre ne shtëpi. Ti je gjithmonë i mirëpritur.

 

Kurani  i Abdullah Ibn Masoodit

Abdullah ishte me I miri ne recitimin e Kur’anit midis sahabeve dhe ai e kuptoi atë me mire se te gjithë ata. Kështu ai ishte me i dituri midis tyre ne sheriat. Kjo ilustrohet mjaft mire ne historinë e atij burri  i cili erdhi tek Omer ibn Hattab ndërkohë qe ky po qëndronte   ne rrafshinën e Arafatit  dhe i tha:

-O prijës i besimtareve. Unë vij nga Kufa  nga ku lash një njeri i cili mbushte kopje te Ku’ranit nga memoria qe kishte.

Omeri u nervozua shume dhe ecte lart dhe poshtë pranë devesë se tij dhe shume i nxehur pyeti:

-Cili është ai?

-Abdullah Ibn Mes’ud  u përgjigj njeriu.

Nervozizmi i Omerit u shua dhe ai rifitoi serish qetësinë, dhe i thotë njeriut:

-Te mjerët ju. Për Allahun, unë nuk njoh ndonjë njeri te mbetur i cili është me i kualifikuar për ketë pune me shume se Abdullah Ibn Mes’udi. Me lejo te te tregoj ne lidhje me ketë-vazhdoi Omeri.

-Një nate i dërguari i Allahut  po diskutonte me Ebu Bekrin  ne lidhje me situatën e myslimaneve. Unë isha me to. Kur profeti  u largua, edhe ne u larguam me te dhe kur po kalonim pranë xhamisë, pame një njeri i cili po falej dhe qe ne nuk e njohëm. Profeti qëndroi dhe po e dëgjonte atë. Me pas na u drejtua neve dhe na tha:

-“Kush dëshiron të lexojë (mësojë) Kur’anin ashtu siç është zbritur, le të marrë këndimin nga Ibn Ummu Abdi (d.m.th. Ibni Mes’udi)”

Pas faljes, ndërsa Abdullahu po qëndronte duke bërë dua, profeti tha:

-Kërko dhe ajo do te jepet, kërko dhe ajo do te  jepet.

Unë thashë me vete qe duhet te shkoja drejt e te Abdullah Ibn Mes’udi dhe ti komunikoja atij lajmin e mire te garancisë se pranimit te lutjeve. Unë shkova  drejt tij por pashe qe Ebu Bekri kishte shkuar para meje dhe ia kishte komunikuar lajmin e mire. Për Allahun, unë asnjëherënuk e kam kaluar Ebu Bekrin ne pune te mira.

Ne një tjetër hadith profeti ka thëne:

-Mësojeni  Ku’ranin prej katër njerëzve, Abdullah Ibn Mes’udit, Salim Maula Abi Huzaifah, Ubej Ibn Kab dhe  Muadh Ibn Xhebeli.

Profeti  gjithashtu ka thëne:

-Lexojeni Ku’ranin ne te njëjtën mënyrë siç ua mëson Abdullah Ibn Mes’udi.

Shenim: Kirati me i famshëm dhe me i përdorur eshte ai i Imam Hafsit. Ai ka mësuar nga Imaam Asim Kufi dhe ky i fundit ka mësuar nga  Abu Abdur Rahman Abdullah Ibn Habib As-Sulmiyi, i cili ka mësuar nga Othman Ibn Affan, Ali Ibn Talib, Abdullah Ibn Mes’ud, Ubej Ibn Kaab dhe  Zejd  Ibn Thaabit. Keta qe te gjithë kane mësuar nga profeti.

Abdullah Ibn MMes’ud  përftoi një njohuri kaq te madhe te Ku’ranit saqë ai thoshte:

-Pasha atë përveç te cilit nuk ka zot tjetër, asnjë verset i Kur’anit nuk ka zbritur pa ditur unë se ku ka zbritur dhe rrethanat  e zbritjes se tij. Për Allahun, nëse unë do te njihja dike qe do te kishte me shume njohuri ne lidhje me librin e Allahut se sa une, do te beja gjithçka qe do te kisha mundësi ne mënyrë qe te qëndroja me te.

Abdullahu nuk po e ekzagjeronte ne atë qe ai thoshte për veten e tij. Njëherë Omer ibn Hattabi takon një karvan ne njërin nga udhëtimet e tij si kalif. Ishte shume errësire dhe karvani nuk mund te shiheshte mire. Omeri urdhëroi dike qe te thërriste karvanin. Qëlloi qe Abdullah ibn Mes’udi  te ndodhej aty.

-Prej nga vini?  – pyeti Omeri

-Nga një lugine e thelle  -erdhi  përgjigja duke përdorur  shprehjen e Kur’anit  ‘fajj amiq.’

-Për ku po shkoni? – pyeti Omeri

-Për ne shtëpinë e vjetër – erdhi përgjigja duke përdorur shprehjen Kur’anore  ‘al-bayt al-atiq’

Ndodhet një njeri i ditur midis tyre –tha Omeri dhe dha urdhër qe dikush te pyeste personin se cila pjese e Kur’anit ishte me madhështorja.

Allahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumierdhi përgjigja  e personit, duke cituar  Ajetul -Kursi.

-Cila pjese e Kur’anit është me e qarte ne drejtësi?

Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihme ndaj te afërmeve.  (El-Nahl, 90)

-Cili ajet i Kur’anit është më gjithëpërfshirësi?

“E kush punoi  ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi  ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” (Ez-Zelzele, 7-8)

-- Cili ajet i Kur’anit është më frikësuesi?

“Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja e as sipas shpresave të ithtarëve të Librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me të dhe ,pos Allahut,nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës  as ndihmës.”  (En-Nisa’ë, 123)

- Cili ajet i Kur’anit është më shpresëdhënësi?

“Thuaj: O robërit e Mi, që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai njëmend fal shumë dhe është mëshirues.”              (Ez-Zumer, 53)

Pas kësaj, Omeri pyet:

-A ndodhet  Abdullah Ibn Mes’udi mes jush?

-Po për Zotin  – përgjigjen burrat ne karvan.

Profeti gjithmonë ka pasur dëshire qe ta beje Ibn Mes’udin një lider te burrave dhe kjo vihet re  mjaft qarte ne fjalët e profetit:

-Nëse unë do te caktoja dike si udhëheqës ndaj dikujt pa konsultuar dikë, do te beja Ibn Mes’udin.

 

Dituria e Abdullah Ibn Mes’udit

Abdullah ibn Mes’ud përmbaheshe  ne tregimin e haditheve nga frika se mos bënte ndonjë gabim. Megjithatë kur ai tregonte një hadith, ishte shume i përpiktë dhe i sakte  ne atë qe i atribuoheshte  profetit. Ai do te zbehesh dhe do te dridhej nga frika sa here qe aksidentalisht i atribuonte diçka profetit, megjithëse profeti ka thëne:

 “Çfarëdo qe Ibn Mes’udi  ju  tregon, besojeni atë.

Sa here qe jepte nje verdict,ai do t’ia atribuonte ate vetes se tij dhe do te thonte qe ai ishte opinion I tij dhe ajo ishte nga Allahu nese ishte e sakte,dhe ishte nga shenjtani dhe vetja e tij nese ishte e pasakte.

Për këtë arsye ,shume fetva i janë atribuuar Abdullahut, ne vend te profetit.

Imam Nisai shkruan ne Sunenin e tij: “Një burrë martohet me një grua, por  vdes  para se te konsumoje martesën e tij dhe para se te vendose një shume parash për gruan e tij. Kur rasti iu prezantua sahabeve, ata i këshilluan qe te shkonin dhe t’ia tregonin rastin Abdullahut. Kur ato erdhën te Abdullahu, ai u përpoq qe ti largonte duke u thënë qe te pyesnin dike tjetër. Ne fund u zbut dhe tha:” Gruaja do te marre Mehr-e-Mithl. N.q.s verdikti është i sakte, ai është prej Allahut, n.q.s nuk është i sakte ,ai është prej shejtanit dhe prej meje .As Allahu dhe as profeti nuk janë përgjegjës për te”

Aty ishte i pranishëm edhe një sahabi i quajtur Makal Ibn Al-Ashjai i cili tha: ”Unë betohem ne Allahun, qe ti e ke dhenë te njëjtin verdikt qe profeti e dha  ne favor te Broan Bint Washile Al-Ashjai . Verdikti yt është ne përputhje me atë te profetit.

Kur e dëgjoi ketë, Abdullahu u gëzua aq shume sa kurrë nuk qe gëzuar me pare. Pjesa me e madhe e fetvave te Irakut dhe te Fikut Hanefi janë te bazuara ne fetvate e Abdullah Ibn Mes’udit.

Autoriteti i tij ne fikh ishte i atij niveli saqë sahabet e tjerë refuzonin te jepnin fetva gjate kohës qe ai ishte akoma gjalle. Ata gjithmonë do te dërgonin ndonjë pyetës te ai. Studentet qe donin te përfitonin nga dituria e tij gjithmonë dhe vazhdimisht e pyetnin atë.

Fatima Ibn Ebu Subrah shkon një here ne Medine dhe u lut për një sahabi te devotshëm. Hurejra ishte përgjigja e Allahut për te.  Ebu Hurejra e takon dhe e pyet se prej nga kishte ardhur. Ai i përgjigjet duke i thënë qe kishte udhëtuar prej dy dytësh nga Kufa. Ebu Hurejre r.a i  thotë :

“A nuk ndodhet me ju Saad Ibn Malik i cili është Mustajab-ul-Dawat? A nuk ndodhet me ju Ibn Mes’udi, i cili ishte mbajtësi i pantoflave te profetit si dhe i ujit te abdesit? A nuk ndodhet mes jush Hudhejfja?A nuk ndodhet  Amari mes jush, te cilit Allahu i garantoi mbrojtje nga shejtani?  A nuk ndodhet ai (Selman Farisiu) i cili i dine te dy librat e shenjte ( Kur’anin dhe Testamentin e Ri) mes jush?”

Rastësisht, qe te gjithë sahabët  qe Ebu Hurejra i përmendi ndodheshin ne Kufe gjate asaj kohe.

Seadi tregon: “Një here gjashte prej nesh ishin nen shërbimin e profetit. Pranë meje ishin edhe Abdullah ibn Mes’udi  dhe Bilal Habeshi. Disa nga paganet e Mekës erdhën  te profeti dhe filluan ti thonin:

-Largojini  këta  njerëz përpara dhe me pas ne do te flasim.

Profeti po u mendonte nëse po te na largonte ne, do te fitonte zemrat e tyre dhe do ti bënte ata  me te afërt me Islamin, kur  zbret ajeti  Kur’anor:

“Dhe mos i përzë ata qe adhurojnë Zotin e tyre  mëngjes e mbrëmje, duke qene te sinqerte ndaj tij. Ti nuk përgjigjesh për asgjë nga llogaria e tyre e  as ata nuk kane kurrfarë përgjegjësie nga llogaria jote, e po i dëbove ata, do te bëhesh nga te padrejtit.                        Kur’an(6:52)

Seadi me krenari pohon:”Ky ajet u  shpall për ne” .

Kush mund te matet me statusin e atyre qe u lavdëruan nga Allahu? I gjithë qëllimi i adhurimit te Allahut është fitimi i kënaqësisë se tij. Këta te gjashte u përgëzuan nga Allahu gjate kohës qe ata ishin gjalle.

Kushdo qe ka studiuar me hollësi dijen e sahabëve  pohon se dituria e sahabëve  arrinte kulmin ne dy njerëz, Aliu dhe Abdullahu.

 

Trimëria e Abdullah ibn Mesudit

 

Abdullah ibn Mes’udi  ishte i pari i cili recitoi me zë te larte Kur’anin para një grupi te kurejshëve.

Shokët e profetit ishin bashke një dite ne Meke. Ata ishin akoma te pakte ne numër, te dobët dhe te shtypur. Ata thane:”Kurejshët akoma nuk e kane dëgjuar Kur’anin te lexohet haptazi dhe me zë te larte. Cili burrë pranon te këndojë Kur’an për to?- Unë do te këndoj Kur’an për to –përgjigjet  Abdullah Ibn Mes’udi.

-Ne kemi frike për ty-u përgjigjën ata.  – Duam dike i cili ka një fis atje, ne mënyrë qe te jete i mbrojtur nga e keqja e tyre.

-Me lejoni mua-insistoi  Abdullah ibn Mesudi. Allahu do te me mbroje mua dhe do te me ruaje nga e keqja e tyre

Me pas ai u largua nga xhamia deri kur arriti ne Mekam Ibrahim (një vend i lokalizuar pak metra larg Mekës). Ishte agim dhe kurejshët ishin te ulur përreth Qabesë. Abdullahu filloi te lexonte suren Rahman. Kurejshët e vështruan atë dhe njeri prej tyre pyeti: “Çfarë po thotë Ibn Umm Abd? Mallkuar qoftë ai! Ai po reciton pjesë nga ajo çka solli Muhamedi. Ata iu afruan atij dhe filluan ta godasin fytyrës ndërsa ai recitonte vazhdimisht. Kur u kthye tek  shokët e tij, gjaku i rridhte nga fytyra. “Nga kjo ne frikësoheshim për ty,” thanë ata.”Për Allahun –tha Abdullahu-armiqtë e Allahut janë me pak rehat se unë ne ketë moment. Nëse dëshironi , unë do te kthehem nesër dhe te bej te njëjtën gjë.

Mjaft ke bërë,” thanë ata. “Ti i bëre ata që të dëgjojnë atë që nuk e pëlqejnë.”

Emigrimi i Abdullahut

Abdullah ibn Mes’udi  beri hixhret 3 here: 2 here ne Etiopi dhe një here ne Medine. Mori pjese ne çdo beteje. Ishte ai te cilit profeti i prezantoi shpatën e Ebu Xhehlit si një ndarje nga plaçka e luftës.

Kalifi Omer e dërgoi atë ne Kufe ne mënyrë qe ti edukonte njerëzit  me fenë islame si dhe te kishte ne përgjegjësi Bejtul Malin (institucionin  financiar I Kalifatit).

Kur Omeri caktoi pagat për sahabët, ai caktoi page edhe për Abdullahun. Ai refuzoi dhe tha:

-Pse po përpiqesh te me kthesh mua ne këtë bote?

Vdekja e Abdullah ibn Mesudit

Abdullah Ibn Mes’udi jetoi deri ne kohen e Othmanit. Ishte gjate kësaj periudhe kur ai u largua nga posti i tij dhe u kthye ne Medine.

Kur ai u sëmurë dhe ishte pranë vdekjes, Uthmani e vizitoi atë dhe i tha:

“Prej çka  po lëngon?”

“Prej mëkateve të mia.”

“Çfarë dëshiron?”

“Mëshirën e Zotit tim.”

“A dëshiron të ta jap pagën të cilën e ke refuzuar për disa vite?”

“S’kam nevojë për të.”

“Le ta shfrytëzojnë bijat tua pas teje.”

“A mos ke frikë se fëmijët e mi do të varfërohen? Unë i kam urdhëruar ata që të lexojnë Suren el-Vakia çdo natë, ngase e kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s duke thënë: “Kushdo që e lexon el-Vakia çdo natë s’do të varfërohet kurrë.”

Atë natë, ne vitin 33 apo 34 pas hixhrit Abdullahu ndërroi jetë duke qenë gjuha e tij e lagët nga përkujtimi i Allahut dhe recitimi i vargjeve të Librit të Tij.

 

 

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

3 Komente

  1. Trasus i tepagjetures

    Nuk gjenden me njerez si ata… Sot e vetmja gje qe mund te bejme ne eshte t’i lutemi Atij Zoti qe i lartesoi ata, te na meshiroje neve.

  2. El-Hanefij

    All-llahu të shpërbleft për kët temë të mirë, të vërtetë, për Abdullah ibn. Mesudin. Vazhdo me faqen kështu, All-llahu të dhasht të mira. Es selamu alejkum!

  3. muslim

    Sahab i larte

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!