Edhe përmes një leximi shumë sipërfaqësor të Kuranit mund të vërehet shumë qartë se njeriu ka një pozicion të veçantë në Univers. Ai në shemën e përgjithshme të Universit që në zanafillë është krijuar i tillë për të qenë ndryshe nga krijesat tjera.
Ky ndryshim është i theksuar në shumë vende në Kur`an. Një përshkrim tipik për këtë do të mund të shihej në atë që është përmendur në kaptinën El-hixher /15:28-29.
“ Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: “ Unë po krijojë njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë. E kur t`a përsos atë ( në formën e njeriut ) dhe do t`i jap atij shpirtin që është krijesë e Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”.
Procesi i krijimit siç është përshkruar në Kur`an në mënyrë të qartë tregon se i tëri ka qenë i paraprakisht i planifikuar (jo aksidental) si rezultat i vullnetit të Zotit, i cili është realizuar në një moment të veçantë dhe special. Ky ndryshim ka ndodhur që në fazën e parë të krijimit të njeriut kur elementi hyjnor është futur në brendësinë e njeriut përmes frymimit nga Zoti i quajtur ruh , e përmes së cilit në fakt edhe është kompletuar i gjithë procesi i krijimit të qenies njeri.
Prandaj koncepti i parë i natyrës së brendshme të njeriut është ai i shprehur përmes termit ruh. Çka është ruhi? Kjo pyetje është ngritur edhe në kohën e Muhamedit a.s.. kurse përgjigja adekuate pat ardhur nga vet Allahu xh.sh:
“ Të pyesin ty për shpirtin; Thuaju: “ Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fortë pak dije “. (17:85)
Nga kjo nënkuptohet se të kuptuarit direkt dhe të detaizuar të natyrës së ruhit nuk është e mundur. Si do që të jetë nëse shikojmë në pjesët tjera relevante të Kur`anit të cilat e përshkruajnë procesin e krijimit, mund të nxjerrim të paktën diçka më shumë kuptime rreth termit ruh.
Përveç ajeteve të kaptinës El-hixher të lart theksuar , procesi i krijimit është përshkruar në disa pjesë tjera të Kur`anit si : 2:30-34.
( Përkujto o Muhammed) kur Zoti yt u tha engjëjve : “ Unë po e krijoj ( po e përcaktojë në tokë një zëvendës “! Ata thanë: “ A do të vëshë në të atë që bënë çrregullimë dhe që derdh gjaqe, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin tënd dhe plotësishtë të adhurojmë”! Ai tha: “ Unë di atë që ju nuk e dini “ !
E kur u thamë engjëjve: përuluni ( bini në sexhded) Addemit, ata menjëherë iu përulen me përjashtim të iblisit ( djallit) . Ai refuzoj dhe u mbajtë në të madh dhe u bë pa besimtar”.
“ Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve ju thamë: “ Bëni sexhde për Ademin “ Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që nuk bënë sexhde. – “Tha: Në të ( në tokë) do të jetoni ( do të gjallëroni) në të do të vdisni ( do të varroseni) dhe prej sajë do të nxirreni ( do të ringjalleni )
“قال فيها تحيون و فيها تموتون و منها تخرجون “ ( 7:11-25
Ajo që është e përbashkët në këtë përshkrim është fakti se natyra njerëzore ka një element qenësor, jo vetëm për nga pozita e lartë që zë në mesin e krijesave, por edhe për nga fakti se ai që nga fillimi është dizajnuar që të zë vend në tokë si mëkëmbës i Zotit xh.sh.
Kur për herë të parë u është kumtuar lajmi për engjujtë, se njeriu është krijuar dhe është caktuar që të jetë përgjegjës –mëkëmbës i Zotit – Halife në tokë, reagimi i parë i tyre ishte frikësimi, i cili erdhi nga vet engjëjt, të cilët thanë:
“ …A do të vësh në të atë që bënë çrregullime dhe derdh gjakra, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë..” (2.30)
Ky ishte ndryshimi i parë dallues nga krijesat tjera, ndërsa ajo çka e karakterizon këtë ndryshim është frymimi i Zotit në veten e Ademit a.s. pra ( Nga shpirti Tij) . Ky është i njëjti fenomen i cili është referuar edhe në kaptinën El-bekare 2.31 kur Zoti xh.sh i dha dije Ademit a.s të cilën nuk e ndau as me engjëjt e as me ndonjë krijesë tjetër.
Dhe ( Allahu) ia mësoi Ademit të gjithë emrat ( e sendeve) pastaj ua paraqiti engjëjve dhe u tha: “ M`i thoni ju Mua emrat e tyre nëse e flisni të vërtetën “! Ato thanë : “ I lartësuar jeni Ju; ne nuk kemi njohuri përveç asaj që Ju neve na mësuat. Në të vërtetë ( o Allah) Ju jeni i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
Është me rëndësi që të përmendet në këtë kontekst edhe kërkesa që iu është bërë engjëjve nga Zoti që t`i përulen Ademit pas krijimit të tij. Paisja e njeriut me dije dhe të qenurit e tij si recipient –pranues i elementit hyjnor ruh, janë cilësi të cilat njeriun e kanë ngritur nga origjina e tij modeste, i kanë mundësuar atij që të tejkalojë pjesën bazike të natyrës së tij dhe e kanë bërë atë të përshtatshëm për të qenë edhe zëvendës i Zotit në tokë –halife .
Atëherë çfarë është ruhi ? Ndoshta mund edhe mund të thuhet se ruhi është një aftësi speciale për sigurimin e njohurive, kjo duke u mbështetur në faktin se ai është referuar disa herë në Kur`an si pjesë e vetë Allahut. Ruhi është një aftësi e cila i është dhuruar njeriut pasi që është kompletuar krijimi i tij biologjik dhe fizik.
Kjo edhe mund të shihet shumë qartë, nëse kthehemi prapë në kaptinë El-bekare: (30-34)
Kjo pjesë e Kuranit fillon me paralajmërimin e propozimit për krijimin e Ademit.(2:30)
Pjesa e dytë ka të bëjë me diturinë dhënë Ademit dhe konfrontimin e tij me engjëj: (2:31)
Engjëjt e kuptuan kufizimin e tyre mbi njohurinë duke thënë: (2:32)
Ato thanë : “ I lartësuar jeni Ju; ne nuk kemi njohuri përveç asaj që Ju neve na mësuat. Në të vërtetë ( o Allah) Ju jeni i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
Prandaj, pranimi i superioritetit të Ademit nga ana e engjëjve i bëri ato që edhe t`i përulen atij në momentin e parë të formësimit të tij.
Shumë interesante janë edhe fjalët të cilat janë përdorur për të përshkruar njeriun e parë, kur për dallim nga qeniet tjera të gjalla atij i është dhënë fuqia e dijës –njohurivë të cilat nuk kanë qenë e kufizuar në numër dhe në sasi. Pra Ademit a.s. i është dhënë dija e totalitetit të gjërave. ( ve al-leme Ademe el-esmae kul-leha ) .
Kjo nënkupton një potencial të pa kufizuar të njohurive që i është dhuruar njeriut, ndërsa engjëjt e kishin pranuar që në fillim kapacitetin kufizuar të tyre në dije, në krahasim me njeriun e parë – Ademin. Engjëjve u është ofruar njohuri të cilat kanë qenë specifike për to, mirëpo Ademit i është dhënë aftësia e gjenerimit të njohurive, gjë e cila nuk i është dhuruar ndonjë krijese në tokë.
Një karakteristikë tjetër e shoqëruar me ruhin – është edhe ndienja për njohjen e Zotit si fuqi absolute.
Kjo karakteristikë është e shprehur qartë në Kur`an :
“ Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues së vetes së tyre ( duke u thënë) : “ A nuk jam Zoti juaj” . Ata thanë: “ Po dëshmuam!” Të mos thoni në ditën e kiametit: “ Ne nga ky ( dëshmim) ishim të pa njohur “. [1]
Kërkesa për njohjen e Zotit mund të mos jetë në formë direkte për njeriun gjatë gjithë herëve, mirëpo sido që të jetë Kur`ani tregon se në thellësinë e psikikës së njeriut kjo ndjenjë për njohjen e Zotit është evidente, e cila bile aktivizohet edhe tek njerëzit e deklaruar si jo besimtar, sidomos në rastet e krizave të tensionuara përmes së cilave ata mund të kalojnë dhe ballafaqohen në jetën e tyre :
“ Thuaj kush ju shpëton prej errësirës( trishtuese të tokës) e të detit, ( e nga trishtimi) ju e lutni Atë haptas e fshehtas ( duke thënë) : “ Nëse Ai na shpëton prej kësaj ne do të jemi ( besimtarë) mirënjohës “!
II
Përderisa ruhi shihet se i element hyjnor shpirtëror tek njeriu, kalbi( zemra) besohet të jetë agjenci operuese e psikikes e cila e transformon potencialitetin shpirtëror në aktualitet. Një karakteristikë tjetër e rëndësishme e zemrës është po ashtu edhe mundësia që ajo i jep personit për të ditur dhe kuptuar realitetin e gjërave si dhe aftësia e sajë për të gjykuar dhe për të dalluar të mirën nga e keqja.
Funksionimet e zemrës në Kur`an janë përshkruar në disa vende.
Nëse funksionimi i zemrës është i bllokuar atëherë edhe organet më të ulëta të senzorimit humbin aftësinë e tyre. Në këto raste njerëzit kanë sy me të cilët nuk shohin dhe vesh me të cilët nuk dëgjojnë.
“ Ne krijuam shumë nga xhinët dhe njerëzit për në xhehenem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë vesh që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët “.( 7:179)
Zemra është një organ i brendshëm i cili perceptimeve të të dëgjuarit i jep kuptim. Një rol i zemrës në këtë drejtim është përshkruar në disa pjesë të Kuranit:
Zemra ndryshe në një thënie të Muhammedit a.s. është përshkruar me fjalët:
“ Keni kujdes! Në trupin e njeriut është një copë mishi( pra zemra). Nëse kjo copë mishi është e shëndosh atëherë i gjithë trupi është i shëndosh, e nëse ajo është e sëmurë, atëherë i gjithë trupi është i sëmurë” ( Buhariu)
Ndërsa në një tjetër hadith thuhet:
“ Kur besimtari bënë një mëkat, në zemrën e tij shfaqet një pikë e zezë. Nëse besimtari pendohet dhe kërkon falje nga Allahu, atëherë zemra e tij pastrohet dhe kthehet në gjendjen origjinale, e nëse ai vazhdon në mëkat pika e zezë në të rritet edhe më tepër ”. ( Ibni Maxheh)
Ky hadith, siç shihet, nuk fletë për mëkatin e bërë jo-besimtari. Hadithi përshkruan atë se çfarë mund të ndodhë me zemrën kur një besimtarë bënë mëkat duke qenë i vetëdijshëm për veprimin e tij:
“ Ngase ata besuan dhe pastaj mohuan ( besimin), andaj zemrat e tyre u mbyllen dhe ata nuk kuptojnë” ( 63:3)
Në një vend tjetër në Kur`an ky fenomen është theksuar edhe më detaisht:
” Ai që pas besimit të tij e mohon Allahun , me përjashtim të atij që detyrohet me dhunë( për të mohuar) por zemra e tij vazhdon të jetë e bindur plotësisht me besim, por kush hap gjoksin e mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga Allahu dhe ata kanë një dënim të madh.
Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshën jetën e kësaj bote sesa jetën e botës tjetër, e Allahu nuk udhëzon njerëzit jobesimtar.
Të tillët janë ata të cilët Allahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillë janë ata naivët “. ( 16: 106-108)
III
Nefsi – egoja, vetja ngjashëm me ruhin –shpirtin dhe kalbin-zemrën, është një fjalë tjetër e përdorur në Kuran për të treguar një aspekt të rëndësishëm të psikikës njerëzore. Nefs është personi ose vetja-egoja . Kur`ani nefsin e ndanë në tri kategori :
Efekti kryesor i nefsul el-emmare bi-ssui është paralizimi i procesit konjuktiv. Kjo duket se është aluduar në disa pjesë të Kur`anit:
Ne krijuam shumë nga xhinët dhe njerëzit për në xhehenem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë vesh që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët “. (7:179)
Padëgjueshëm ndaj vërejtjeve dhe qortimeve , neglizhenca ( gafliteti ) dhe mos udhëzimi, janë vetëm disa nga karakteristikat e njerëzve të tillë, fati i të cilëve është përshkruar në citatin kur`anor të lartpërmendur.
Në anën tjetër en-nefsul evvameh është deklarim i vigjilencës konstante për ndryshime dhe për studimin e aksioneve në luftë kundër dëshirave të tepruara. Kjo vigjilencë konstante është faza e parë e en-nefs el-mutmeines. Kur`ani këtë termë en-nefs el-mutmeine, e ka përdorur vetëm në një vend kur edhe e ka përshkruar kthimin e shpirtit të njeriut tek Allahu:
“ O ti shpirt i bindur plotësisht ! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar ! Hynë në turmën e robërve të Mi. ( 89:27-30).
Nga kjo që elaboruam shkurtimisht rreth tri termeve të përdoruar në Kuran, të cilat i referohen dimensionit të brendshëm të njeriut, janë të ndryshme në kuptim por të ndërlidhura ngushtë njëra me tjetrën.
Sipas Gazalit zemra – kalbi është esenca e njeriut. Është një entitet shpirtëror i cili qëndron në trupin fizik dhe kontrollon organet e tij dhe funksionet tjera fizike të tij. Gazali përndryshe në gjitha shkrimet e tij fjalën kalb-zemër përdor për veten, egon –nefsin
Njeriu është microcosm i cili reflekton macrocosmin – universin, i përbërë nga trupi (el-xhesed) , psyche (en-nefs) dhe shpirti ( er-ruuh).
Kjo ishte një pasqyrë e shkurtër rreth këtyre tre termave të rëndësishëm mbi strukturën e brendshme të njeriut. Shpresojmë se në të ardhmen do të bëhen studime edhe më të hollësishme në këtë drejtim.
Literatura:
Umaruddin, M. (1951) The ethical philosophy pf Al-Ghazali
Fazlu ur Rahman . (1975) The philosophy of Mulla Sadra , New York
Muhammad Asad, The message of the Qur`an,( Dar al –Andalus 1980)
[1]
[2] Fjala Kefere, kufr, kafir ka domethënien e mohimit të ekzistencës së Zotit, kundërshtimit të shpalljes së Zotit, mbulimit të vërtetës. Ndryshe Kufri është e kundërta e fjalës Iman- Besim.
[3] Me frikësim për pasojat e mosbesimit, padrejtësisë dhe veprave jo njerëzore në tokë.
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Selamu alejkum hoxhe i nderuar se pari i lutem Allahut xh.sh qe te shperblej me te mirat e Tij te pafund. Kisha kerkuar nga ju qe te me ndihmoni nese mudnet kuptohet sipas mundesive. per kete teme apo kapituj me duhen disa fusnota, nese nuk ju amr kohe apo diqka tjeter nuk ju pengoj ju lutem ma mundesoni kete kerkese Selam. Allahu ju ruajt nga te ligat e djallit te armiqeve dhe miqve.