Shejh Kardavi: ramazanin shndërrojeni në muaj të devotshmërisë…

Shejh Kardavi u bëri thirrje myslimanëve që Ramazanin ta shndërrojnë në muaj të devotshmërisë, mirësisë, harmonisë, dashurisë mes tyre dhe të marrëdhënieve të forta me Zotin.

Kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, shejh Jusuf Kardavi ka uruar të gjithë myslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai e luti Zotin që ky muaj të jetë muaj i triumfit të popujve të persekutuar dhe të shtypur.

Shejh Kardavi u bëri thirrje myslimanëve që Ramazanin ta shndërrojnë në muaj të devotshmërisë, mirësisë, harmonisë, dashurisë mes tyre dhe të marrëdhënieve të forta me Zotin.

Sipas shejhut, Ramazani i këtij viti ka një karakteristikë të veçantë, pasi një pjesë e umetit mysliman ka përjetuar transformime revolucionare. Ai e luti Zotin që këto ndryshime të jenë në interes të umetit, rilindjes së tij dhe të një ardhmeje më të ndritur.

Ndër të tjera, ai u bëri thirrje të gjithë dijetarëve dhe hoxhallarëve të botës islame, të jenë më të integruar me popullatën e thjeshtë. Ai u kërkoi që të shfrytëzohet muaji i Ramazanit për ti prezantuar njerëzit me Zotin, për të përhapur dijet, bashkimin e myslimanëve, shtimin e mirësisë dhe devotshmërisë. /AO/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!