Agjërimi i atij që nuk e fal namazin [1]:

(Fetva nga dijetari i shquar dr. Jusuf el-Karadavi)

Pyetje:

A pranohet agjërimi i personit që nuk fal namaz? Apo ibadetet janë të shoqëruara njëra me tjetrën dhe nuk pranohet njëra prej tyre nëse lëshohet tjetra?

Përgjigje:

Falënderimi qoftë për Allahun, ndërsa salavati, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë deri në Ditën e gjykimit.

Muslimanit i kërkohet kryerja e të gjitha ibadeteve (adhurimeve): falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit, kryerja e haxhit – vizita e Qabes kur të ketë mundësi udhëtimi.

Andaj, kush e lëshon ndonjërën prej këtyre ibadeteve pa arsye, Allahu i Madhërishëm e merr në llogari. Rreth kësaj çështjeje, dijetarët muslimanë kanë pikëpamje të ndryshme:

- disa thonë se ai person është pabesimtar nëse e lëshon cilëndo njërën prej këtyre ibadeteve;

- disa të tjerë e konsiderojnë pabesimtar personin që nuk e fal namazin dhe nuk e jep zekatin;

- ka të atillë që e konsiderojnë pabesimtar vetëm personin që nuk e fal namazin, për shkak të statusit të tij që ka në fenë e Allahut, si dhe në bazë të hadithit të Pejgamberit a.s. ku thuhet: “Robin (e Allahut, besimtarin) prej kufrit (mosbesimit) e ndanë namazi.” (Transmeton Muslimi);

- një grup e konsiderojnë pabesimtar personin që me qëllim nuk e fal namazin, andaj këta nuk mendojnë se agjërimi i tij pranohet, sepse në fakt, nga pabesimtari nuk pranohet asnjë ibadet;

- disa e konsiderojnë se ai është besimtar musliman për sa kohë beson Allahun, të Dërguarin dhe Shpalljen dhe nuk i lufton ato as nuk i vë në dyshim. Ky grup dijetarësh këtë person e cilësojnë si mëkatar ndaj urdhërave të Allahut (fasik).

Ndoshta ky mendim – Allahu e di më së miri – është më i drejtë dhe më i afërm. Prandaj, nëse e lëshon zbatimin e ndonjë ibadeti (farzi) për shkak të përtacisë apo këndjes – duke mos e mohuar as duke mos u tallur – kurse ndonjë tjetër (ibadet) e kryen, ai e ka Islamin të mangët, besimin e dobët, dhe është frikë për besimin e tij, nëse vazhdon me lëshime. Ndërkaq, Allahu askujt nuk ia humb shpërblimin e veprës së mirë. Por ai tek Allahu sipas sasisë së veprës: do të ketë shpërblim për atë që ka kryer, ndërsa do të ndëshkohet për atë që ka lëshuar.

وكل صغير وكبير مستطر. – “Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh)”. (El-Kamer, 53) [2] 

-  “فمن يعمل مثقال ذرة خيراً يره ومن يعمل مثقال ذرة شراً يره . E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” (Ez-Zilzal, 7-8).

Përkthim dhe përshtatje nga gjuha arabe:
Miftar Ajdini


[1] Burimi:http://qaradawi.net/site/topics/article.asp?cu_no=2&item_no=8579&version=1&template_id=197&parent_id=196
[2] ) Përkthimi i ajeteve kur’anore është marrë nga përkthimi i h. Sherif Ahmetit, Allahu e mëshiroftë!

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. Gjelbrim

    Salam Aleikum,

    kom ndegju se nese nuk i pranohet namazi njeriut, athere nuk i pranohet asgje. A esht e vertet kjo?

    Flm

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!