Malajzi: rinia myslimane e do Kur’anin si kushtetutë shtetërore

Një hulumtim i kohëve të fundit i porositur nga dy organizata gjermane për kulturë  ka treguar se 72 % e myslimanëve të ri malajzian duan që Kur’ani ta zëvendësojë kushtetutën federale të shtetit.

“Më shumë se 70 % e myslimanëve të rinj në Malajzi duan Kur’anin si kushtetutën shtetërore”, thuhet në hulumtimin e kryer të cilin e botoi faqja zyrtare e qendrës për hulumtime Merdek.

Megjithatë, anketa tregon se vetëm 18% e tyre lexojnë shpesh Kur’anin, derisa 8% nuk lexojnë fare. Të tjerët kanë thënë se Kur’anin e lexojnë ndonjëherë.

Ata që rregullisht falin pesë kohët e namazit nuk kalojnë 28%, njofton onislam.net.

Një hulumtim tjetër ka treguar se shumica e të rinjve mysliman në Malajzi janë kundër poligamisë.

“Sa i përket poligamisë, shumica prej tyre (72)  nuk e pranojnë, sigurisht se shumica prej tyre janë gra (81%) në raport me (60%) të meshkujve, thuhet në hulumtim.

Myslimanët në Malajzi përbëjnë 60% të popullsisë që numëron 26 milion, ndërsa të krishterët 9.1%.

Budistët janë 19% ndërsa hindusët 6%, derisa religjionet tjera kineze përbëjnë pjesën tjetër të popullatës.

(Breziiri)

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. Adi

    Ma mir me fal namaz , se me qit kushtetut Kur’anin , sepse po nuk fale Namaz nuk te duhet Kur’ani si kushtetut .
    Kur te i kryn obligimet fetare dhe te jesh i bindur per ate qe ben at’here mundesh me qit Kur’anin si kushtetut .

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!