Vizita në shtëpinë e presidentit

Ç’do bënit sikur të ishit ftuar në shtëpinë e Presidentit për një vizitë miqësore?

Sikur të isha ftuar, do të ndihesha shumë i privilegjuar që Presidenti i vendit më ka zgjedhur mua të jem njëri nga vizitorët! Do t’i njoftoja të gjithë të afërmit dhe shoqërinë time për këtë lajm të madh. Do t’i vishja rrobat më të mira, parfumin më të mirë si dhe të dukesha aq mirë sa s’bën.

Do t’i shtyeja të gjitha aktivitetet për më vonë dhe ta anuloja ndonjë plan që do të mund ta kisha pasur në atë ditë. Sikur ta takoja ndonjë nga shokët rrugës, do t’i tregoja se ku po shkoja. Përfundimisht, do të isha shumë i lumtur të vizitoja shtëpinë e Presidentit.

Në anën tjetër, Mbreti i të gjithë mbretërve, Krijuesi i të gjithë mbretërve, Pronari i qiejve dhe i tokës, Allahu i Plotëfuqishmi, na fton neve në shtëpinë e Tij (xhami) çdo ditë. Mjerisht, në fund të fundit, nuk jemi aq të eksituar ta vizitojmë shtëpinë e Tij. Veç kësaj, nëse një shok na takon rrugës për në xhami, ndihemi ngurues t’i themi se po shkojmë të falemi.

Në fakt, shumica e njerëzve vendosin t’i kushtojnë rëndësi vizitës së xhamisë gjatë dy Bajrameve; e që, edhe kjo vizitë mund të anulohet nëse kanë ndonjë punë për të bërë. Kemi mësuar t’i çmojmë gjërat materiale të kësaj bote; megjithatë, nuk kemi mësuar Madhështinë e Atij që i krijoi ato.

Islamcan.com

Përktheu: Safet Pllana

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!