Kuvajti mund të bëhet shteti i parë islamik që do ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës që pas miratimit rezolutës së Organizatës së Konferencës Islamike (OKI), ku u bëhet thirrje të gjitha shteteve të kësaj organizate për njohjen e Kosovës.
Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” i ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja.
Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të presë njohje masive nga vendet islamike, pavarësisht miratimit të kësaj rezolute. Njeriu i cili ka dhënë një kontribut shumë të madh në miratimin e kësaj rezolute, shumë të rëndësishme për Kosovën, ka thënë se kalimi i saj është edhe si rezultat dhe meritë e Republikës së Shqipërisë. /Telegrafi/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!