Minarja misterioze ne Afganistan…(Foto)

Minarja tregon një ndërtesë tepër të ndërlikuar, te ngritur me tulla te pjekura e punuar me llaç. Është zbukuruar me xham tjegull (ku përmbajnë kaligrafi dhe vargje nga Kurani në Kufic dhe Naskhi) 12.07.2011

E ndërtuar në vitin 1190 nga perandori i madh Ghorid, ky “rrokaqiell”i lashtë enigmatik i zbukuruar, qëndron  një minare 65- metërshe, monumenti më i madh i dytë fetar i këtij lloji në botë.

Fillimisht ajo u be për fanar – duke e bërë atë një lloj fari ne tokë te thatë, i rrethuar me male të lartë 2400m: (!)

Kjo strukturë madhështore u ngrit në këmbë, por u harrua për shekuj me radhë … deri sa u rizbulua në vitin 1886 nga Sir Thomas Holdich; pastaj përsëri u harrua dhe përsëri u rizbulua në vitin 1957.

Gjate pushtimit sovjetik në vitin 1979 përsëri u ndalua hyrja në zonë, dhe që atëherë vetëm një ”grusht” njerëzish nga jashtë Afganistanit e kanë parë minaren, për shkak të vendit te saj ku është ndërtuar.

Minarja tregon një ndërtesë tepër të ndërlikuar, te ngritur me tulla te pjekura e punuar me llaç. Është zbukuruar me xham tjegull (ku përmbajnë kaligrafi dhe vargje nga Kurani në Kufic dhe Naskhi, në lidhje me Marian, nënën e Jezusit)

Dan Cruickshank, i cili vizitoi minaren, shkruan në lidhje me mbishkrimin qe gjendet aty…: “Ky kapitull, i quajtur Merjemja, tregon si u nderuan në Islam Virgjëresha Mari dhe Jezusi, sidhe profetët Abrahami dhe Isaku.

Është një tekst i perandorit te madh Ghorids,ku citohet ne atë që Judaizmi, Krishterimi dhe Islami e kanë të përbashkët,pavarësisht dallimeve mes tyre. Duket se teksti i Ghorids-it është vendosur këtu për të apeluar për harmoninë dhe tolerancën fetare në tokë, një mesazh që është më i rëndësishmi tani se kurrë. “

“Kulla e anuar”, po kërcënohet nga erozioni

Është një çudi se si kjo minare kullë e lashtë ende qëndron në të gjithë lartësinë saj, duke marrë parasysh përmbytjet e vazhdueshme dhe tërmetet e fuqishme të shpeshta që kane goditur zonën!

Sot, disa përpjekje janë duke u zhvilluar për të forcuar themelet e kullës, por ka edhe një problem tjetër:shume pillagers(vjedhes relikesh) gërmojnë për të gjetur objekte te arta në zonë dhe ti shesin në tregjet lokale …/fri/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!