Izraeli ligj kundër bojkotit të ndërtimeve

Parlamenti izraelit miratoi një ligj i cili dënon dhe gjobit të gjitha kompanitë dhe individëd që bojkotojnë ndërtimet e shtëpive në Bregun Perëndimor.

Organizata dhe aktivistë të të drejtave të njeriut e quajtën ligjin në shkelje të plotë me të drejtat e njeriut. Sipas tyre ai cënon fjalën e lirë dhe vë në rrezik demokracinë në Izrael.

Seanca parlamentare është zhvilluar e tensionuar kur disa grupe kanë tentuar ta prishin debatin. Në fund, ligji kaloi me 47 vota pro dhe 36 kundër.

Ndërtimet kolone në Bregun Perëndimor nga ndërkombëtarët konsiderohen të paligjshme, ndërkohë që zona pretendohet nga palestinezët si pjesë e një shteti të tyre në të ardhmen./mesazhi/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!