Vatikani ka vendosur të çelë drynin e sekreteve qindra vjeçare. Janë mbi 100 dokumente që pritet të publikohen në ambientet e Pallatit të Shenjtë, për herë të parë pas 400 vjetësh. Dokumente të tillë si kodi i Galileo Galileit, materialet me firmën e Mikelanxhelos, dokumente të vitit 1245 dhe perandorit Federiku II e të tjera si këto pritet të shfaqen në shtator në një ekspozitë të posaçme “Luksi misterioz”, transmeton Noa.
Sipas zyrtarëve të Vatikanit, iniciative pritet të shuajë zërat për korridoret e fshehta të Vatikanit. Por, veç dokumenteve kishtare, bien në sy disa materiale për të cilat nuk është folur kurrë më parë, si ato të Luftës së Dytë Botërore dhe të udhëheqjes së Pio i 2-të./koha/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!