Nuk ka më Namaz-Protesta

Organizatori i tri xhumave protestuese ka vendosur që të mos ketë një të katërt të tillë, përkundër planifikimeve dhe paralajmërimeve se do të bëhej edhe këtë herë. Organizata Bashkohu ka njoftuar se pas një mbledhje të kryesisë së saj, është vendosur që të mos bëhet falja e namazit të xhumasë në sheshin “ Adem Jashari “, siç është bërë në xhumatë e kaluara.

“Këtë vendim lëvizja “ Bashkohu “ e mori duke u bazuar në premtimin e dhënë nga ana e Kuvendit Komunal të Prishtinës përmes komunikatës të lëshuar me datën 30.06.2011 dhe bisedimeve paraprake të përfaqësuesve të lëvizjes “ Bashkohu “ me zyrtarë komunal, sipas të cilëve hapësira për ndërtimin e xhamisë në qendër të Prishtinës dhe hapësira për qendrën Islame do të sigurohet brenda një afati optimal, aq sa nevojitet për kryerjen e procedurave të parapara.”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se përfaqësuesit e lëvizjes “ Bashkohu ” janë takuar edhe me myftiun e Kosovës Naim Tërrnava, i cili ka marrë përgjegjësinë që i takon këtij institucioni gjatë kryerjes së procedurave për sigurimin e hapësirës për xhami në qendër të Prishtinës dhe qendrës Islame poashtu në Prishtinë. /indeksonline/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!