Mekë: Vazhdon dalja e “shpëtimtarëve të ummetit”

Një saudian  pas faljes së namazit hipi në galerinë e xhamisë së madhe në Mekë dhe iu kthye mijëra njerëzve duke thënë se është Mehdiu, pas çka u arrestua.

Njeriu (36) i identifikuar si Sami, priti përfundimin e namazit, hipi në galerinë e xhamisë, pastaj mbajti një fjalim të shkurtë por të zjarrtë: “Unë jam Mehdi El-Montazar… jam i dërguar nga Zoti për t’u shpëtuar dhe udhëheq”, deklaroi ai para njerëzve, pak para se të arrestohet nga policia.

Gazeta “Okaz” pohon se incidenti ka ndodhur të premten në mbrëmje, ndërsa Sami gjatë marrjes në pyetje nga policia ka insistuar se është i dërguar. Policia do ta dërgoj në kontrolle mjekësore për të vërtetuar nëse është i sëmurë psikik.

Kohët e fundit janë shpeshtuar incidentet me të ashtuquajturit Mehdi (shpëtimtarët e Ummetit).

(Breziiri)

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. SANDOKANI

    Hehe te marret : i Q’menduri me polict wehabossa!!

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!