Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar një ndihmë prej tre miliardë dollarë për Egjiptin, me rastin e një vizite të kryeministrit egjiptian Essam Sharaf, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ”WAM”.
Sipas agjencisë, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Khalifa ben Zayed Al Nahyane, ka vendosur të krijojë një fond që mban emrin e tij me një shumë prej 1.5 miliardë dollarësh, me qëllim “mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, në mënyrë që “të krijohen vende pune për të rinjtë egjiptianë”.
Sheikh Khalifa urdhëroi gjithashtu akordimin Egjiptit të një granti prej 750 milionë dollarësh për “zhvillimin e projekteve të infrastrukturës dhe ndërtimit”.
Një shumë e ngjashme do të ndahet në kredi me kushte të favorshme për projekte të tjera./trt/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!