Njëherë një mysliman i shtyrë në moshë po merrte abdest në një çeshme. Aty pranë tij kaluan te dy nipërit e Resulull-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Hasani dhe Husejni radijall-llahu anhuma. Ata dy vunë re se plaku nuk po merrte abdest si duhet ( me kujdes ). Shkuan pranë tij dhe pritën derisa ky e përfundoi abdestin. Kur mbaroi iu afruan dhe i dhanë selam. Dy fëmijët për të mos ia thyer plakut zemrën i thanë me butësi e mirësi:
Xhaxha, do të të lutëmi për diçka. Ne kemi vënë bast se kush nga ne të dy merr abdest më mirë. Tashti ne do të marrim abdest, dhe a ka mundësi të na përcjellësh e mandej të na tregosh se kush nga ne dy merr abdest më mirë!
Plaku pranoi me kënaqësi dhe te dy vogëlushët filluan të marrin abdest. Ai i shikonte me kujdes dhe kur mbaruan u tha:
Fëmijë të dashur, që të dy merrni abdest për mrekulli. Unë jam ai që nuk marr abdest ashtu siç duhet. Jam plakur, dhe tani nga ju dy mësova se si duhet të merret abdesti në rregull. All-llahu subhanehu ve teala qoftë i kënaqur me ju!
Mesazhi:
Këshillimi i ndërsjellë në Islam është gjithmonë i mirëseardhur. Është, ta quajmë si një medikament natyral i mirëfilltë, që të ndihmon gjithmonë që të jetë trupi dhe shpirti yt në formë. Që punët, sjelljet dhe të gjithë veprat e mira të jenë të aktivizuara maksimalisht dhe kurdoherë. Andaj të këshillohemi dhe ti ndihmojmë njëri-tjetrit, ama pasiqë sinqerisht e shohim njëri-tjetrin se na nevojitet këshilla, dhe kur vërtetë jemi gabim. E kur të këshillohemi, ta bëjmë ashtu siç na porosit Islami ynë i dashur. Pra me mençuri, mirësi e butësi, dhe jo me arrogancë, shpirtëngushtësi dhe mëndjemadhësi. Amin!
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!