Caktohet lokacioni për Xhaminë re në Prishtinë?

Përderisa për katedralen katolike u shemb një shkollë, për Xhaminë e re në Prishtinë mund të ndodhë të shembet një çerdhe e vogël. Duket se presioni i Bashkësisë Islame të Kosovës ndaj Komunës së Prishtinës për një vend për Xhami ka patur sukses.

Mediet raportojnë se kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, e ka pranuar një kërkesë të kreut të Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, që në vend të çerdhes përballë Institutit Albanologjik, të ndërtohet Xhamia e re.

Megjithatë, zëdhënësi i komunës, Muhamet Gashi ka thënë se ka kohë deri në përcaktimin e vendit dhe se sipas tij, duhet pyetur edhe organet tjera të komunës.

“Ky lokacion nuk është difinitiv, kërkesa duhet të kalojë nëpër trupat e komunës”, ka thënë ai.

Kohë më parë, për të ndërtuar katedralen katolike, u morr vendim dhe Shkolla e mesme “Xhevdet Doda” u shemb. Në vend të saj u ndërtua një katedrale./Bota Sot/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!