Në vitin 1932, qytetit bregdetar të Ulqinit iu shkatërrua një ndër xhamitë më të vjetra në rajonin e Ballkanit, ajo e marinarëve, që sipas shënimeve studimore: “të dhënat e vitit 1571 tregojnë që, kur erdhën turqit në këto vise, e kanë gjetur xhaminë e maurëve apo arabëve marinarë. Për turqit që e sollën fenë islame, kjo xhami ishte një befasi e rrallë” [Ismet H. Karamanaga: “Kalaja legjendë dhe art”, Ulqin 2006, fq.56.]
Në bregdetin e Ulqinit, në gjirin e plazhit të vogël, po rindërtohet xhamia e lashtë e detarëve. Me siguri, dallgët e shumta që do ta vizitojnë këtë bregdet, ditë pas dite, do të sjellin me vete imazhet e detarëve të parë muslimanë arabë që sollën me vete, në këtë vend, jo vetëm besimin dhe dritën e Islamit, por hodhën edhe themelet e xhamisë së sinqeritetit, ngulitën me zemrat e tyre rrënjët e besimit në Njësinë e Zotit, në dijen e pakufishme, në përkushtimin ndaj jetës… Ai sinqeritet u ruajt ndër shekuj. E ruajti koha. E ruajti deti. E ruajtën dallgët. E ruajti kalaja shumëshekullore. E ruajtën brezat…
Më poshtë keni dy fotografi, njëra sic ishte më herët dhe tjetra fotografia e rindërtimit të kësaj xhamie./fri/
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!