Falënderimet i takojnë Allahut, Fuqiplotit, Drejtuesit të kësaj gjithësie, të Parit pa fillim dhe të Mbramit pa mbarim! Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu prej te keqes të vetvetes dhe veprave tona të shëmtuara!
Dëshmojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Madhërishëm, gjithashtu dëshmojmë se Muhammedi s.a.v.s. është rob i Allahut dhe pejgamber i Tij!
Salatet, selamet qofshin mbi Muhammedin (s.a.v.s.) për të cilin Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë: “…Ai nuk flet nga hamendja, gjithë atë që e flet Ai është inspirim nga Allahu.”; mbi Familjen e tij të pastër, shokët e tij fisnik dhe të gjithë ata të cilët ndjekin apo do ta ndjekin rrugën e tij deri në amshim!
Mëkatet janë njëjtë sikur plagët: plagët nëse nuk i shërojmë e vdesin njeriun fizikisht, kurse mëkatet nëse nuk i mënjanojmë apo nuk u largohemi e vdesin zemrën e njeriut, përkatësisht besimin e tij.
Po të t’i hedhim shikim çdo fatkeqësie që ndodh në planetin tonë, do të vërejmë që shkaku i tyre i vetëm, janë mëkatet e mëdha në të cilat është zhytur njerëzimi në kohën e fundit.
Aspektet historike në Ku’ran na tregojnë se shkaku për të cilin u nxor Ademi a.s. nga Xhenneti ishte pikërisht mëkati, shkaku që e largoi shejtanin nga mëshira e Allahut dhe e bëri të mallkuar po ashtu ishte mëkati, shkaku që Allahu i Madhërishëm e përmbyti popullin e Nuhit a.s. (Tufani) ishin mëkatet, gjithashtu shkaku i shkatërrimit të popujve të Lutit, Themudit, Adit ishin mëkatet.
Të nderuar xhematë!
Sot, me keqardhje do t’i përmendi disa mëkate të dukshme që i bëjmë ne në kohën tonë, dhe ju, (bashkë me mua) le ta masim veten a jemi prej mëkatarëve apo jo dhe a meritojmë të na vijë dënimi i Allahut të Madhërishëm – ashtu siç u erdhi popujve të mëparshëm?
Nga mëkatet që bëjmë gjatë ditës janë: mos-falja e namazit, pirja e alkoolit, përdorimi i kamatës, mos mbulimi i trupit ashtu si na e kërkon feja, pra lakuriqësia, teprimi në gëzime, shpenzimi i tepërt aty ku nuk duhet, fjalët e ndyta, sharjet, thashethemet, marrja me punët e tjetërkujt etj…
Pra, me të drejtë shtrohet pyetja: A e meritojmë dënimin apo nuk e meritojmë? Ose Ju vetë më mirë e dini se në sa prej këtyre mëkateve të përmendura merrni pjesë edhe pse ata që nuk i kemi përmendur janë akoma më shumë. Pikërisht për këtë Allahu i Madhërishëm na paralajmëroi në Kur’anin Fisnik: “Për shkak të veprave të këqija të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (si belatë, skamjet, tërmetet, katastrofat, humbje të bereqeteve) e gjithë kjo për ta përjetuar ata njerëzit një pjesë të asaj të keqeje që bënë, në mënyrë që të tërhiqen nga të këqijat.” (Er-Rum, 41)
Mesazhi apo këshilla e kësaj ligjërate është të largohemi nga mëkatet para se të na vijë dënimi i Allahut të Madhërishëm. Të largohemi nga mëkatet, sepse mëkati ka 10 të meta:
1. Zemëron Allahun;
2. Gëzon Iblisin (shejtanin);
3. Na largon nga Xhenneti;
4. Na ofron drejtë Xhehennemit;
5. Na ashpërson vetveten;
6. Ndot zemrën dhe shpirtin të cilat Allahu na i dhuroi të pastra;
7. Lëndojmë i mërzisim engjëjt që na ruajnë;
8. Mërzisim Pejgamberin e Allahut të Madhërishëm, Muhammedin a.s;
9. Nata dhe dita do të dëshmojnë kundër nesh, sepse ne i kemi lënduar ata; dhe:
10. Tradhton të gjithë njerëzit, sepse mëkatet pakësojnë shiun.
____________________
(Kjo hutbe është mbajtur nga Ibrahim Alija, imam në xhaminë e Rinisë – Tetovë)
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!