Siri – Xhisr Esh Shugur bëhet skenë e luftimeve të ashpra

Ushtria siriane vazhdon operacionet kundër grupeve opozitare në Xhisr Esh Shugur që ndodhet në veri të vendit.

Televizioni shtetëror njoftoi se të dyja palët kanë përdorur artileri të rëndë dhe se në përleshjet që sa vijnë dhe po bëhen edhe më të ashpra kanë vdekur dy opozitarë.

Gjithashtu është njoftuar se ushtria siriane ka arrestuar një numër të madh opozitarësh të armatosur.

Ushtria e Sirisë, vazhdon operacionet në Xhisr Esh Shugur ku ka ndërhyrë pas vrasjes së 120 rojeve të sigurisë.

Sipas lajmit të kanalit televiziv shtetëror të Sirisë, njësitë e komanduara prej Mahirit, vëllait të Kryetarit të Shtetit Beshar Esad e kanë marrë në rrethim të plotë rajonin.

Më pas midis grupeve opozitare të armatosura dhe njësive siriane janë përjetuar konflikte të ashpra ku janë përdorur armë të rënda dhe makina të blinduara. Në numër i madh opozitarësh është arrestuar si dhe janë shtënë në dorë shumë armë dhe municione.

Në lajmin e kanalit televiziv të Sirisë gjithashtu thuhej se eksplozivët e vendosur prej opozitarëve nëpër ura dhe rrugë strategjike janë pasivizuar prej forcave të sigurisë.

Kanali televiziv Al Xhezire ka lajmëruar se aeroplanët e luftës të Sirisë kanë bombarduar në mënyrë intensive pozicionet e opozitarëve.

Por ky lajm nuk është vërtetuar prej burimeve asnjanëse.

(TRT)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!