Davutoglu: Liderët që refuzojnë tranzicionin “do të eliminohen”

Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu tha se liderët të cilët refuzojnë tranzicionin në Lindjen e Mesme “do të eliminohen” dhe se këtë mesazh i dërgoi edhe liderit të Sirisë.

Gazeta “Financial Times” reportazhin e bërë me Davutoglun e përcjell në artikullin e saj me titull “Turqia propozon të bëhet burimi i stabilitetit të rajonit që jeton problemet e tranzicionit”.

Në reportazhin e tij Ahmet Davutoglu theksoi se ajo që e dallon Turqinë nga vendet tjera është aftësia e saj për të bashkuar marrëdhëniet e vendosura mes udhëheqësve dhe atyre që udhëhiqen.

“Ndërsa vendet perëndimore ishin pro aktiviteteve me anë të diktatorëve arabë që tani gjenden të rrethuar nga populli i tyre”, tha Ministri Davutoglu.

Në artikullin e tij Ahmet Davutoglu thotë:

“Ekzistojnë tre lloj të liderëve në këtë rajon. Liderët që tranzicionin e shikojnë si një domosdoshmëri dhe që dëshirojnë ti paraprijnë këtij ndryshimi të udhëheqjes, liderë që pranojnë nevojën e ndryshimit por që vetëm i përcjellin ndryshimet me shpresë për të fituar në kohë dhe liderë që refuzojnë ndryshimin…Kam thënë që edhe Presidenti i Sirisë, Beshar Esad bën pjesë në kategorinë e tretë të liderëve që do të eliminohen, liderët e kategorisë së dytë do të fitojnë në kohë, por vetëm liderët e kategorisë së parë do të mbeten në këmbë. Ne miqëve tanë në rajon u themi se duan ti shohim në kategorinë e parë”./TRT/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!