Mirë se vini në mesxhidin e aeroportit të Mynihut

Drejtori ekzekutiv i aeroportit të Mynihut dr. Michael Kerkloh edhe zyrtarisht ka bërë hapjen e hapësirës në Terminalin 1 në aeroport ku do të bëhet falja e namazit nga myslimanët.

Vetëm vitin që shkoi nëpërmjet aeroportit të Mynihut kanë udhëtuar 870.000  njerëz për në Lindjen e afërt, ndërsa numri i tyre është në rritje e sipër. Përveç mbishkrimeve në gjuhën gjermane, angleze dhe arabe shërbimi përfshin edhe meny hallall.

Jemi  shumë të kënaqur me numrin e madh të udhëtarëve dhe turistëve nga vendet arabe dhe jemi krenarë që kemi mundësi t’u përgjigjemi nevojave dhe dëshirave të tyre në këtë mënyrë”, deklaroi Kekrloh gjatë takimit me konsullin gjeneral të Emirateve të Bashkuara arabe të cilët kanë ndihmuar dhe financuar pajisjen e mesxhidit ku burrat dhe gratë mund të falin namazin ndaras.

(Breziiri)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!