Presidenti turk mirëpret të rinjtë e revolucionit egjiptian

Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl priti një grup të rinjsh që kanë qenë pararojë e revolucionit të Egjiptit dhe i dha atyre këshilla për demokracinë.

Gyl tha: “Edhe në Egjipt do të ketë një sistem shumë partiak, do të jetë nën kontrollin ligjor dhe vendin do ta udhëheqin ata që dëshiron populli”.

“Faktikisht është një konveniencë e bukur, rastësisht edhe në Turqi do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme. Mbase do të shihni edhe si procedon edhe fushata e zgjedhjeve. Turqia që nga viti 1950 e këndej udhëhiqet me një sistem pluralist dhe zgjedhjet që janë ana më e mirë e demokracisë që nga ajo ditë e deri më sot zhvillohen në kontrollin e ligjit.

Këtej e tutje sigurisht që edhe Egjipti do të bëhen në të njëjtën mënyrë. Edhe në Egjipt do të ketë një sistem pluralist, do të jetë nën kontrollin ligjor dhe vendin do ta udhëheqin ata që dëshiron populli” u shpreh Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl./TRT/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!