Pjesëmarrja e myslimanëve në zgjedhje me jomyslimanët në shtetin joislam
Pyetja:
A është e lejuar për një mysliman që jeton me vendqëndrim të përhershëm në shtetin joislam për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të atij vendi?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh. salevatet dhe selamet mbi Muhamedn a.s..
Kjo çështje është çështje ixhtihadi (përpjekjeje), që përcakton bilancin e dëshiruar në mes të interesit të përgjithshëm të myslimanëve në mënyrë që të përfitojë nga kjo pjesëmarrje në zgjedhje, dhe dëmtimit që mund të shkaktohet nga një pjesëmarrje e tillë. Nëse përfitimet nga këto zgjedhje janë më të mëdha dhe më të shumta, atëherë edhe veprimi është i lejuar, e nëse dëmi është më i madh prej këtyre zgjedhjeve, atëherë edhe veprimi është i ndaluar. Bazuar në këtë parim dispozita e pjesëmarrjes së myslimanëve në votime parlamentare në vendet joislame ndryshon nga një vend në vendin tjetër, sepse interesat e një vendi nuk janë identike me intersat e një vendi tjetër.
Nga Akademia e Fikhut rreth temës:”Pjesëmarrja e myslimanëve në zgjdhjet parlamentare në shtetin joislam” është lëshuar një vendim, të cilin neve për hirë të realitetit do do ta paraqesim në tërësi.
“Falënderimi i takonë vetëm Zotit të botëve, salevatet dhe selamet mbi të dërguarin tonë Muhamedin s.a.v.s., mbi familjen e tij të pastër dhe shokët e tij, pastaj.
Kuvendi i Akademisë së Fikhut islam (jurisprudencës islame) në seancën e saj të Nëntëmbëdhjetë të mbajtur në selinë e Ligës Islame në Meken e Bekuar, prej 22-27 Sheval 1428 që përputhet me datën prej 03-08 Nëntor 2007 debatoi në temën “Pjesëmarrja e myslimanit në zgjedhjet parlamentare me jomyslimanët në shtetin joislam”. Kjo temë ishte prolonguar për debat nga seanca e gjashtëmbëdhjetë që është mbajtur më 21-26 Sheval 1422 për shkak të kompletimit të hulumtimit në këtë lëmi.
Kjo temë u debatua në seancën e Nëntëmbëdhjetë, ku pas dëgjimit të kërkimeve shkencore dhe kumtesave nga anëtarët e akademisë, dhe pas diskutimit të tyre nga shumë këndvështrime, Kuvendi i Akademisë vendosi si vijon:
1. Pjesëmarrja e myslimanëve në zgjedhje parlamentare me jomyslimanët në shtetin jomysliman është çështje e politikës juridike që dispozita e saj përcaktohet varësisht nga balanci i interesit në mes së mirës dhe së keqes, kurse fetvaja për këtë çështje jepet varësisht nga vendi në vend, që nënkupton se ndryshon sipas kohës, vendit dhe rrethanave.
2. Lejohet për një mysliman i cili gëzon të drejtat e qytetarisë në vendin jomysliman që të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe të ngjashme me to, me qëllim që pjesëmarrja e tij do të sjellë përfitime siç është prezantimi i interesave të vërteta islame, mbrojtja e çështjeve që ndërlidhen me interesat e myslimanëve në atë vend, realizimi i të drejtave fetare dhe jetësore, përforcimi i pozitave të myslimanëve në pozitat e ndikimit dhe kapitalit, për të arritur bashkëpunim të bazuar mbi të vërtetën dhe drejtësinë në përputhje me udhëzimet e mëposhtme:
Së pari: Pjesëmarrësi mysliman me pjesëmarrjen e tij të ketë për qëllim dhënien e kontributit të tij për ruajtjen e interesave të myslimanëve dhe për të shmangur të keqen që i dëmton ata;
Së dyti: Të supozohet se pjesëmarrja e myslimanëve në këto zgjedhje do të ketë efekte pozitive, ku do të përfitojnë myslimanët në atë vend, për të përforcuar statusin e tyre dhe të parashtrojnë kërkesat e tyre në organet vendim marrëse nëpër të gjitha instancat e strukturës shtetërore, ku do të ruajnë interesat fetare dhe kombëtare të tyre.
Së treti: Pjesëmarrja në zgjedhje të mos shpije drejt neglizhencës dhe dëmit të Fesë islame.
Allahu qoftë i kënaqur me këtë vendim.
P.S. Me këtë Fetva mposhtet teoria e të quajturit “Hoxhë” Omer Bajrami i cili akuzon të gjithë të votuarit dhe votuesit myslimanë dhe shqiptarë se janë Qafira (pa fe) sepse, sipas tij, ata që kërkojnë votën e myslimanëve në Maqedoni janë qafirë edhe nëse falen në safin e parë, e dispozitën e kanë të njëjtë edhe votuesit që i votojnë ata qafira. Pra ky njeri dhe disa si ky, qartë vërehet se flasin në emër të Islamit por punojnë në interesat e qarqeve sllave, për të realizuar dëshirën që sa më pak përfaqësues të ketë në qeveri nga myslimanët dhe shqiptarët)
Nga arabishtja
Jusuf Zimeri
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
Selam Alejkum Allahu te udhezoft ti djal qe ke shenu pra meje por dua qe te them lexojeni librinE VERTETA E QART NGA Abdurrahim Balla
dhe nuk ka dyshim se shum hoxhallar jan fe prishes dhe fe leshues ne shkup si Sulejmanovski qysh osht dhe parija e ti dhe nuk eshte e vertet se nuk e len shoqen e tij Omeri me i dal babait te tij dhe ne fum them qe eshte e vertet se ju qe shenoni kesi sende jeni fitnegji kurse kufar jan ata qe han e pin bile edhe hyn e bajn vet Zot ne parlament ku vendohen ligje dhe ndalohen ato qe Allahu i ka urdheru.Allahu ju udhezoft selam alejkum
Eselamualejkum vellezer te dashur musliman. Muslimanet e Maqedonise duhet te dalin masovikisht ne zgjedhjet ne vijim per shkak se eshte per te miren e tyre. Sa me shume deputet musliman te kete aq me mire do te jete per popullin. Pa mare parasysh se cilen parti qe perfaqson muslimanet ata duhet maksimalisht te angazhohen qe te nxjerin shumicen e njerezve te votojne. Dhe pastaj pas zgjedhjeve inshaallah perfaqsohemi denjesisht ne te gjitha institucionet nga njerezit e perzgjedhur musliman. Shpresoj se me ndihmen Allahut xhsh. do te behet kjo gje.
Per qeshtjen e votimeve, kjo teme eshte e qarte, por nuk e di se sa ka vend ne vendin tone kjo fetva, pasi partit politike pasi hynne qeveri, harrojne se jane musliman, dhe jane te zgjedhur prej muslimaneve, dhe duhet te prezantojne interesin e tyre, kjo ndihme nuk pritet nga partite e maqedonasve, por se paku keta partit shqiptare, por edhe ato gati se jane te pa interesuar per ceshtjen e muslimaneve dhe vakefet. Ne para vehabit ketu ne shkup si Bekiri,Ramadan Ramadani e Feriti thonin haram votimi, kurse dolen publikisht dhe tregojne mbeshtetjen e BDI, e cila po ashtu ju jep nje ndihme te madhe vehabive ne Shkup. Kurse sa per amaterin Omer Bajrami, eshte djali i Dr.Zekerija Bajrami, per te cilin vet ky omeri deklaron se babai i tij paska shume gabime ne ligjerata, nuk e lejon gruan ti del vjehrit ti fol, ben perqarje ne fshat, i shan hoxhallaret te cilet me vite sherbejne atje, kurse ky per 1 vit u ba hoxha me i madh i vendit, kurse i shpall hoxhallaret e shkupit per shiita dhe dervisha. Ende nuk e ka krye faklutetin pasi e kan larguar prej atje shkaku i fitnes qe ka shkaktu, e tash eshte i pa diplomuar, por punon per “kluubin futbolistik Shkendija e Meshires”, Allahu na ruajt nga fitnegjit e rinj, te cilet shpejtojne me fetva. Zoti ju ndihmoft muslimaneve ne keto votime qe te ruhen nga prishja e raporteve familjare dhe shoqerore shkaku i partive.