Në të gjitha xhamitë e Turqisë do të ndërtohen mahfile të veçanta për gratë. Mustafa Çağrıcı, myftiu i Stambollit tha se “Gratë kanë të drejtë të prezentojnë në xhami dhe të kryejnë lutjet”, kështu që në një afat të shkurtër do të ndërtohen mahfile të veçanta për gratë në të gjitha xhamitë e vendit.
Nuk e pranueshme që gratë të lihen anash, ata duhet të jenë të barabartë me burrat edhe në xhami.
Ndër problemet e grave në Turqi që duan të kyçen në aktivitetet fetare është mosekzistenca e pjesëve të veçanta në xhami, kështu që punohet me shpejtësi për të zgjidhur këtë problem.
(Breziiri)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!