Rinia islame e universiteteve përkujton figurën e Profetit a.s.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me anë të Sektorit të Rinisë, departament në varësi të Drejtorisë së Arsimit ka mbledhur ditën e shtunë me dt. 14 maj 2011 në ambientet e Kinema “Mileniumit” në qytetin e Shkodrës studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në përkujtim të figurë së ndritur të Profetit Muhamed (a.s.). Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë zyrtarë të lartë të KMSH-së.

Në këtë aktivitet merrte pjesë kancelari i KMSH-së z. Ali Zaimi, drejtori i Arsimit dhe i Rinisë z. Altin Shima, drejtori i Kulturës z. Genti Kruja, myftiu i zonës Shkodër z. Muhamed Sytari, myftiu i Iskenderunit nga Turqia z. Hamdi Kavillioğlu, si dhe një numër i madh të rinjsh, studentë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Aktiviteti është hapur me një pjesë Kur’anore dhe ka vijuar me një përshëndetje nga myftiu Sytari, i cili është pasuar edhe nga myftiu i Iskenderunit Kavillioğlu. Më pas aktiviteti ka vijuar me një dokumentar special “Profeti Muhamed (a.s.)-Dhembshuria e tij”.

Në lidhje me moralin e pashoq të Profetit (a.s.) ka mbajtur një kumtesë kancelari i KMSH-së z. Ali Zaimi, i cili vuri në dukje anët e mrekullueshme të moralit profetik, si një shembull për rininë e sotme. Një përshëndetje ka ardhur edhe nga drejtori i Arsimit dhe i Rinisë z. Altin Shima, i cili vuri theksin mbi vlerat e mesazheve profetike për të gjithë ne sot.

Aktiviteti është mbyllur sërish me një pjesë kur’anore të kënduar nga teologu Imam Elton Karaj.

Për të pranishmit është shpërndarë gjithashtu edhe gazeta “Drita Islame”.

(KMSH)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!