Maturantët dhe shkollat në vendet tona

Falënderimet i takojnë Allahut, Fuqiplotit, Drejtuesit të kësaj gjithësie, të Parit pa fillim dhe të Mbramit pa mbarim! Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu prej te keqes të vetvetes dhe veprave tona të shëmtuara!

Dëshmojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Madhërishëm, gjithashtu dëshmojmë se Muhammedi s.a.v.s. është rob i Allahut dhe pejgamber i Tij!

Salatet, selamet qofshin mbi Muhammedin (s.a.v.s.) për të cilin Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë:  “…Ai nuk flet nga hamendja, gjithë atë që e flet Ai është inspirim nga Allahu.”; mbi  Familjen e tij të pastër, shokët e tij fisnik dhe të gjithë ata të cilët ndjekin apo do ta ndjekin rrugën e tij deri në amshim!

Të nderuar xhematë!

Hutben e sotme do ta filloj me një thënie të Hasan Basriut i cili thotë: “E gjithë dynjaja është errësirë përveç kuvendeve apo vendeve të dijes ose dijetarëve.” Kur e lexova këtë fjali përnjëherë mu përfytyrua, gjegjësisht më shkoi në mend rruga nëpër të cilën kalojë për çdo ditë. E ajo rrugë është rruga pranë shkollës së mesme të mjekësisë. Dhe fillova të bëj një krahasim mes thënies së Hasan Basriut dhe gjendjes reale të kësaj shkolle dhe shkollave të tjerave në qytetin tonë. Thash në vete, ose thënia nuk është në rregull ose ne si shoqëri nuk gjendemi në thëniet e zgjedhura apo të mençura. Pse gjykojë kështu? Sepse kur kalon pranë shkollave tona nuk e gjen atmosferën e dijes, atmosferën e mësimit, të cilës sipas fjalëve të këtij dijetari në mënyrë simbolike i është dhënë cilësia e dritës në mes të errësirës.

Por, çfarë gjen apo çfarë sheh nëse je kalimtar i rastit pranë shkollave në fjalë? Sheh apo dëgjon zhurmë të madhe e cila të kujton se je në ndonjë diskotekë të ngushtë edhe pse ti je në një hapësirë të gjerë…

Sheh nxënës të cilët as 5% nuk u ngjasojnë titullit që e mbajnë, sheh tollovi në rrugë, sidomos në fundvit, por për shumicën prej tyre që në fillim ka qenë fundvit – sepse çantat e tyre prej kohe nuk i kanë nxjerrë nga veturat e tyre. E nëse pyet çka është kjo tollovi, çka ka, çka bëjnë? Të thotë dikush pranë, a nuk e din, këta janë maturantë. Në bazë të asaj që sheh, ti gjykon se është ndonjë karvan dasmorësh i cili është nisur të shkon të merr nusen, kurse ata pikërisht në këto çaste shfaqen në shoqëri duke marrë epitetin e maturisë ose të pjekurisë. Fjala maturant nëse e merr fjalorin dhe e shfleton se çfarë kuptimi ka, do të shohësh, përkatësisht do të gjesh se  personi i cili merr këtë emër është pjekur është pajisur me dituri, është pajisur me maturi dhe lirisht mund ta drejtosh për në fakultet ku vet do të mësojë, vet do të studiojë pa detyrim nga profesorët e tij. Ndërsa në kuptimin tonë apo nga praktika që shohim te maturantët, e dimë se maturanti nuk mëson, nuk merr çantë në shkollë, nuk hynë në orë të mësimit dhe, përkundër këtyre ai megjithatë nuk mund të përjashtohet nga procesi mësimor, shkolla, sepse ai është maturant… Ç’ironi!!!

Nëse maturanti e kupton tamam atë se çka do të thotë të jesh maturant, në atë vit duhet mësuar sa ka mësuar për tre vitet paraprake, nëse ai kupton se pas këtij viti në fakultet do të takohet me studentë të shkollave të ndryshme dhe do të ballafaqohet me ta, orët e mësimit dhe profesorët do ti kishte shfrytëzuar deri në maksimum… Por për ta kuptuar maturantët këtë që përmendëm, rolin kryesor duhet ta luajnë profesorët e tyre. Ata kanë një amanet, një barë të madhe mbi supet e tyre: Edukimin e rinisë! Ata duhet të jenë plotësisht të vetëdijshëm se edukojnë një gjeneratë ku e gjithë shoqëria mbështetet në to, e nëse del e frytshme do të jep fryt gjithë shoqëria – e nëse dështon, atëherë do të dështojë e gjithë shoqëria… Por, ama një gjë duhet ta fusin mirë në kokë profesorët: Si për të parën (suksesin), ashtu edhe për të dytën (dështimin), si për të mirën, ashtu edhe për të keqen, lëvdatat dhe shpërblimet, dënimet dhe qortimet – pikërisht ata do jenë përgjegjësit kryesor, dhe nuk ka ikje nga kjo përgjegjësi…

_________________

(Kjo hutbe është mbajtur nga  Ibrahim Alija, imam në xhaminë e Rinisë – Tetovë)

Foto

(Lexo komentet ose shkruaj koment)

View full image

Gjithashtu mund të lexoni

1 Koment

  1. Drejtori

    Me te drejte e ke i nderuari hoxhe!
    Une si drejtor i nje shkolle fillore kam insistuar qe mbremja e semimatures te behet thjeshte, ne shkolle, ashtu si parasheh ligji(udhezimi admin. i MASHT-it  36/2007) dhe te mos behet sipas tradites se shfrenaur, mirepo prinderit kane qene ata qe me kane bere presion, deshirojne te mbajne me ndonje shkolle tjtere, dhe te jete sa me madheshtore.
     Ata deshirojen qe une te marre persiper femijet e tyure, t`i beje bashke me nje shkolle tjeter(ate shkolle me te cilen kerkohet te behet bashke eshte e njohur per probleme, ka numer te madhe nxnesish, mund te kete drogirashe, duhanxhi etj) dhe ti dergoje drejt ne haram. Pasi jame me baze fetare i pergatitur mire, nuk kame pranu edhe perkunder insistimit te verber te prinderve, jemi prane deshtimit te saj(qe te mos mbahet fare ose mbahet vetem me nxenesit tane).  
    Krejt cka dua te them eshte se: edhe pse udhejeqja eshte kunder prinderit jane ata qe femijen e tyre kerkojne t`a dergojne ne haram.
    Luse Allahun te me ndihmoje ne kete ceshtje pasi ende nuk ka perfundu(menyar dhe vendi i organizimit). Lutnu edhe ju per mua

Komento




Vërejtje:

Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!