Peres: Izraeli më i fortë se kurrë

Presidenti izraelit Shimon Peres tha se “Izraeli është më i fortë se kurrë”.

“Ne nuk i kemi synuar luftërat. Ato na janë imponuar. Por kur jemi sulmuar nuk kishim të drejtë të humbasim asnjë luftë. Ndërsa kur kemi fituar, i jemi kthyer kërkimit të paqes”, tha presidenti izraelit.

Peres i bëri këto komente në ditën e përkujtimit të ushtarëve të vrarë.

“Ne jemi të gatshëm fizikisht të mbrojmë vendin tonë, dhe moralisht të mbrojmë trashëgiminë tonë”, tha Peres. /mesazhi/

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!