Një anije u fundos gjatë një stuhie në det dhe vetë dy burra arritën të shpëtonin dhe të shkonin në një ishull të shkretuar. Dy të mbijetuarit vendosën që t’i luteshin Zotit. Ata e ndanë territorin e ishullit në dy pjesë dhe secili qëndroi në pjesën e tij, që të shihnin se lutja e secilit do të plotësohej.
Ditën e parë u lutën për ushqim. Në mëngjes në anën e ishullit të burrit të parë u rrit një pemë frutore, kurse në anën tjetër jo.
Javën tjetër burri i parë ndihej i vetmuar dhe kërkoi një bashkëshorte. Ditën tjetër, u fundos një anije dhe shpëtoi vetëm një grua. Në anën tjetër të ishullit nuk kishte asgjë.
Shumë shpejt burri i parë u lut për një shtëpi, rroba dhe për më shumë ushqim. Ditën tjetër, dëshirat e tij u plotësuan.
Në fund, burri i parë u lut për një anije dhe mori bashkëshorten dhe vendosi që ta lërë burrin tjetër në ishull. Kur anija po nisej, ai dëgjoi një zë, i cili i tha: “Përse po e le shokun në ishull të vetëm?”
- Të mirat janë të miat, se unë u luta për to. Nuk kam faj që lutjet e tij nuk u pranuan!
- E ke gabim, e qortoi zëri. Ai lutej vetëm për një gjë. Ai u lut që ty të të plotësohen të gjitha dëshirat.
Mesazhi:
Të mirat që ne kemi nuk janë fryt vetëm i lutjeve tona, por edhe i atyre që luten për ne.
(Lexo komentet ose shkruaj koment)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!
vertet duhet te lutesh dhe ta duash dike qe t’doj zoti XH.SH dhe ata ti udhzoj per t dashur ty