El Fatah dhe Hamas nënshkruajnë bashkimin

Fraksionet palestineze hodhën firmën në një marrëveshje historike.

El Fatah që është forca shtytëse brenda Organizatës për Lirimin e Palestinës dhe Hamasi që gjendet në krye të Rripit të Gazës në Kajro nënshkruan një marrëveshje me anë së cilës i jepet fund mosmarrëveshjes 4 vjeçare.

Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit si përfaqësues i Turqisë.

Vëllezërit palestinez El Fatahu dhe Hamasi që ishin armiq të njëri-tjetrit arritën ë marrëveshje për bashkimin e forcave dhe në Kajro nënshkruan marrëveshjen me anë së cilës i jepet fund ndarjes.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së arritur në saje të ndërmjetësimit të Egjiptit morën pjesë edhe lideri i udhëheqjes palestineze Mahmud Abbas dhe lideri i Hamasit Halit Meshal. Por, bëhet e ditur që dy liderët nuk hodhën firma në marrëveshje ndërsa nuk jepen detaje në lidhje me çështjen.

Konkurrenca mes Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor, të cilat para 4 vite “de facto” u shkëputën njëri prej tjetrit, ishte shndërruar në përleshje të armatosur.

Është temë interesante se si do të bashkëpunojnë dy ushtritë që ishin armiq të njëri-tjetrit në Palestinë, ku prej vitit 2009 nuk u organizuan zgjedhjet presidenciale dhe prej 2010 zgjedhjet parlamentare.

Sipas marrëveshjes mes Hamasit dhe El Fatahut planifikohet që të formohet një qeveri e tranzicionit.

Ndërsa qeveria e Izraelit, e cila reagoi ndaj kësaj marrëveshjeje, vendosi që edhe njëherë të ndërpret transferimin e taksave kufitare të mbledhura në emër të qeverisë palestineze.

(TRT)

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!